Koalicioni i Arabisë Saudite shpartallohet në Hudeyde

Publikuar në Qershor 20, 2018, 1:05 a.m.

Është raportuar se ushtria e Jemenit dhe Komitetet Popullore kanë burgosur 160 milic pro-sauditë në konfliktet në Bregun Perëndimor.

Sipas raportit të televizionit al-Mejadin, anëtari i Byrosë Politike të Lëvizjes Ensarullah, Ali al-Imad deklaroi se numri i aleatëve të koalicionit të Arabisë Saudite që u burgosën në Bregun Perëndimor është 160.

Ali Imad tha se të burgosurit u larguan nga qyteti Hudeyde në mënyrë që ata të mos dëmtohen nga sulmet e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.

Gjatë javës së kaluar, forcat e koalicionit saudit kanë nisur një sulm masiv në ajër, tokë dhe det për të kapur qytetin Hudeyde.

Nga ana tjetër, u raportua se ushtria e Jemenit dhe Komitetet Popullore kanë kapur në hyrje të qytetit Hudeyde një anije që i përkiste koalicionit të Arabisë Saudite dhe kanë burgosur një numër të madh francezësh.

Zëdhënësi i Lëvizjes Ensarullah Muhammed al-Buheyti tha se anija e ndalur në hyrje të qytetit Hudeyde i përkiste Francës dhe se operacioni u zhvillua në fund të muajit të Ramazanit.

Buheyti tha se shumë qytetarë jemenas erdhën në Hudeyde për të mbrojtur qytetin kundër sulmeve të koalicionit të Arabisë Saudite dhe shtoi se: “Iniciativa në Bregun Perëndimor ishte e ushtrisë së Jemenit dhe Komiteteve Popullore. Forcat agresive të koalicionit pësuan humbje të rënda dhe nuk mundën të bëjnë ndonjë përparim.



Burimi : Yakın Doğu Haber