Ajetullah Hamenei fal dhe ul dënimin e 537 të dënuarve

Publikuar në Qershor 17, 2018, 3:36 a.m.

Udhëheqësi i Revoluconit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei ka falur ose ka ulur dënimet e më shumë se 500 të burgosurave në ditët e fundit të argjërimit gjatë muajit Ramazan, ndërkohë që iranianët ashtu si gjithë myslimanët në mbarë botën po përgatiteshin për festimit të Fitr Bajramit që henjon fundin e këtij muaji.

Ditën e Enjte, Ajetullah Hamenei i është përgjigjur pozitivisht një letre që i kishte dërguar Shefi i Sistemit Gjyqyësor në Iran, Ajetullah Sadik Amoli Larixhani, ku i kërkonte faljen e dënimit ose uljen e tij për 537 të burgosurë të përzgjedhur.

Këta të burgosur janë shpallur të fajshëm nga gjykatat publike, nga tribunale të Revolucionit Islamik, Organizata Gjyqësore e Forcave të Armatosura dhe nga Organizata e Dënimit të Tradhëtisë Shtetërore.

Bajrami i Fitrit, i cili është një nga festat më të rëndësishme të Islamit celebron mbylljen e një argjërimi 29 ose 30 ditësh nga lindja e diellit deri në perëndimin e tij gjatë gjithë muajit të Ramazanit.

Diita e bajramit shenjon në ditën e parë të muajit Sheuual, sipas kalendarit hënor, fillimi i të cilit ndryshon duke u përcaktuar nga autoritet fetare të vendeve të ndryshme ne daljen e hënës së re.



Burimi : Press Tv