Ngjarja më e rëndësishme në histori humbi kuptimin për shkak të kryeministrit Haradinaj

Publikuar në Qershor 11, 2018, 7:15 p.m.

 Kryeministri e tërhoqi për krahu zonjën dhe me forcë provoi ta lrgonte nga foltorja. Zonja reagoi duke thënë “ Ti nuk mund të sillesh kështu, turp, turp,....”

Sot në Prizren u shënua 140 vjetori i Lidhjes së Shqiptarëve të Prizrenit që është datë historike e shqiptarisë pra me 11 Qershot 1878.  Për këtë ditë janë organizuar disa aktivitete rradhazi siç janë:

- Vurja e gurthemelit të  i kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes në oborrin e Lidhjes së Prizrenit.

-Hapja e ekspozitës së buqetave të skulptorëve për konkursin mbarëkombëtar dhe ekspozita e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë me monedha të vjetra, nga koha e Skënderbeut etj.

Gjithë këtij manifestimi i humbi kuptimi kur zonja pasardhëse e familjes së Mehmet Derallës e cila deshi ta marrë fjalën, gjersa kryeparlamentari  Kadri Vesli ia ofroj shërbimin duke ia rregulluar mikrofonin, ndërsa pak më pas kësaj skene  ngritet kryeministri Haradinaj duke e lujatur rolin e sigrurisë dhe largimin me dhunë të kësaj zonje nga foltorja, e cila mbrohej e gati sa nuk sulmoi kryeministrin me duart e saja, sepse asaj iu shtrënguan duart me dhunë, gjersa ajo bërtiste “ Ti nuk mund të sillesh kështu, turp, turp....”   

Mediat në Kosovë nuk e arsyetojnë sjelljen e kësaj zonjë ngase ajo edhe në Tiranë ka pasur raste kur është ngjitur në foltore pa qenë e ftuar të flasë, mirpo kjo sjellje arogante e Kryeministrit nuk ka qenë punë e tija dhe i ka dhënë një hije shumë të keqe Kosovës në këtë organizim madhështorë të  Lidhjes së Prizrenit 2018 .