Madhështia E Natës Së Kadrit Në Sqarimin E Ajetullah Xheuadi Amuliut / Çfarë Të Kërkojmë Nga Allahu Në Natën e Kadrit?

Publikuar në Qershor 9, 2018, 1:31 p.m.

Ajetullah Xheuadi Amuliu, duke sqaruar madhështinë e netëve të Kadrit, na dha këshilla për të përfituar më tepër dhe më mirë nga ky rast i thjeshtë dhe i pashoq.

Ajetullah Xheuadi Amuliu i cili hetoi mrekullinë e Kur’anit dhe nderimit të natës së Kadrit në fjalimin e tij mbi këtë çëshje citoi kështu: “Nata e Kadrit është zemra e muajit të Ramazanit. Muaji i bekuar i Ramazanit për bashkësinë muslimaneështë më i fuqishëm se sa mrekullia e të nderuarit Sulejman (p.qm.t.), sepse mrekullia e atij të nderuari ishte zotërimi i erës dhe ai e përshkonte në një kohë mëngjesi ose një kohë nate udhëtimin e një muaji, ndërsa mrekullia e Kur’anit Famëlartë është kjo se “saliku’s-salihi”(udhëtari i mirë) nënjë kohënate përshkon udhëtimin e një mijë muajve: “Lejletu’l-Kadri hajrun min elfi shehrin / Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj). Por me këtë dallim; se në një kohë kur ai e përshkonte atë udhën e atij vendi; ata që i binden Kur’anit e përshkojnë udhën e vendndodhjes; Sulejmani dhe ata të cilët janë së bashku me të dërguarit e përshkonin në një kohë mëngjesi udhëtimin e dukshëm të një muaji, ndërsa ata të cilët iu binden Kur’anit dhe Farefisit e përshkojnë një natë udhëtimin shpirtëror të një mijë muajve. Të fituarit e përvojës së përshkimit të udhës së një qind viteve mund të jetohet në Natën e Kadrit”.

Ajetullah Xheuadi Amuliu, duke cekur se çfarë duhet të kërkojmë nga Allahu në Natën e Kadrit citoi: “Kjo është një hyrje e cila vlen për tëna bëë të ditur se çfarë të kërkojmë nga Allahu, se çfarë kërkesash t’i drejtojmë Allahut, në afërsi të varrezave të autoriteteve imituese, të njerëzve të mirë, të besnikëve dhe dëshmorëve me qëllimin e shlyerjes së mëkateve, zgjidhjes së shqetësimeve, shërimin e të sëmurëve, mundësimin e sigurimit, të tëra këto janë një pjesë e hollësive të kërkesës sonë. Ne kemi një kërkesë, një dëshirëmadhështore dhe të nderuar, që falë së cilës këto qëllime, synime bëhen të mundura. Kjo parathënie është për këtë; se çfarë të kërkojmë, si të kërkojmë dhe në cilën gjendje të kërkojmë që të kthehemi me duar plot, që rendi ynë, shteti ynë dhe populli ynë falë këtyre lutjeve të shpëtojë nga shqetësimet dhe të arrijë qëllimin”.

Komentuesi i spikatur i Kur’anit Fisnik pasi ceku edukatën, lutjet dhe dëshirat e e Natës së Kadrit përmendi: “Nëse në një natë ne mund të përshkojmë një udhë një qind vjeçare, sepse një mijë muaj bëjnë afërsisht tetë dhjetë vite, duke qenë se ne kemi një mundësi të tillë, atëherë ne duhet të dimë se si duhet të jetë fundi i udhës sonë dhe si duhet të kërkojmë. Kur’ani Famëlartë në natën e zbritjes i solli mirësi të panumërta shoqërisë njerëzore dhe do të vazhdojë t’i sjellë deri në Ditën e Kijametit. Njëra nga këto është ringjallja e të vdekurve të Kur’anit dhe Farefisit. Këta të fundit pas ringjalljes e trajtojnë të sëmurin nëse sëmundja e tij vijon, i japin sy që shikojnë nëse është i verbër, i japin veshë nëseështëi shurdhër, i japin kujtesëtë fuqishme nëse është harraq, i japinfurnizim dhe ushqim nëse nuk është udhëtar,i japin shokë të mirë nëse nuk ka shokë të mirë etj. Kur’ani ka zbritur për këtë urtësi, atëherë përse të mos e marrim këtë urtësi në natën në të cilën ka zbritur Kur’ani, përse të mos përfitojmë nëse janështruar ushqime në buzë të tryezës kuranore, përse të mos ringjallemi, të mos dëgjojmë drejtë, të mos zotërojmë sy që shikon dhe vesh që dëgjon, të mos bëhemi udhëtarë dhendarës së të fshehtës me lajmëtarët dhe kujdestarët?

 

Ajetullah Xheuadi Amuliu, duke prekur një hadith të përcjellur nga Imam Sadiku (p.m.t.), që ka të bëjë me aromën e Natës së Kadrit citoi si më poshtë: “Kur e kanë pyetur se cila është shenjae Natës së Kadrit, Imam Sadiku (p.m.t.) është përgjigjur kështu: “Nata e Kadrit ka një aromë, erë, qenia e kësaj nate Nata eKadrit kuptohet nga era e saj”.

Kini kujdes vetë nata është me aromë, me erë dhe thënia në këtë përcjellje nuk është metaforë, është e vërtetë; pra me aromë nuk është ajri por nata; disa herë themi “dimri është i ftohtë, vera është e nxehtë”, këto fjalë janë metafora dhe këtë e kuptojmë me argumentin që kanë me vete, kur themi dimri të ftoh, të tërë e kuptojnë se nuk të ftoh koha, por të ftoh ajri që përmban koha. Vallë a ka koha ftohtësi dhe nxehtësi? Kur themi “vera është e nxehtë”, duam të themi se “ajri në verë është i nxehtë” dhe kjo kuptohet së bashku me argumentin. Por kur Imam Sadiku (p.m.t.) ka cituar “Nata e Kadrit është me aromë”, këu nuk ka patur për qëllim cilësinë e saj me aromë/me erë, por cilësimin eqenies mbiemër të vetë të natës dhe kohës dhe aromën e ardhjes nga vetë nata. Kjo aromë sigurisht që nuk mund të ndjehet me hundë, me të nuhaturit, ajo mund të ndjehet vetëm me një zemër kuranore. Imam Sadiku (p.m.t.) ka cituar se Nata e Kadrit është me aromë dhe jo ajri i saj.Ata kur nuhasin erën e Xhennetit e kuptonin se ishte Nata e Kadrit”.

Në vijim të fjalëve të tij Ajetullah Xheuadi Amuliu u shpreh kështu: “Le të kërkojmë nga Allahu një jetë sipas Kur’anit në Natën eKadrit. Këto ditë janë ditët e një njeriu që ka rënë dëshmor të cilit iu jemi bindur dhe përveç personalitetit të shenjtë të tëdërguarit më të madh (paqja dhe falenderimi qoftë mbi të dhe mbi ata që e ndjekin), askush tjetër nuk është krijuar në madhështinë e tij.Ai është imami ynë Aliu dhe ne e kemi pranuar atë si imam me gjithë zemër. Por ai na ka thënë një gjë: “Nuk e them këtë sepse nuk e meritoni por kërkoni më të ulëtën e saj”. Sërish sqarojmë se ajo gjë që përbën themelin e lutjes sonë është kjo: “I nderuari  ka cituar si më poshtë: “Unë nuk e adhuroj Allahun pa e shikuar”. Sigurisht se Allahu nuk shikohet me sy, Ai mund të dëshmohet me largpamësinë, me syrin e zemrës. Ai ishte Aliu dhe kjo fjalë i përket atij. Ai na bën të ditur: “Unë nuk jam ai njeri që të adhuroj Allahun që nuk shikohet, unë e shikoj Atë me shpirt, me syrin e zemrës dhe e adhuroj. Këtë post nuk e meriton askush tjetër, por mund të kërkohet më e ulëta e saj”. Ndërsa më e ulëta e atij posti është kjo: “Ne në njërën anë shkojmë pas lejes së Kur’anit, ndërsa në anën tjetër shikojmë pas trashëgimisë së çmuar të cilën na e ka lënë porosi i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Le të kërkojmëkëtë nga AllahunëNatën e Kadri;në mënyrë që të arrijmë në njëshkallëtë tillë sa të mund themi, se unë nuk i bindem Kur’anit derisa ta shikoj atë, unë nuk i bindem Aliut dhe vulës së ndërmjetësuevse) (paqja dhe falenderimi qoftë mbi ta) derisa t’i shikoj ata, unë nuk i bindem imamit tim të kohës derisa ta shikoj atë. Shtojmë se ky kuptim dhe kjo shkallë mund të kërkohet, arrihet me syrin e zemrës.Natyrisht se këtë kuptim dhe këtë shkallë nuk e meriton çdo njeri”.

“Ato kërkesa të pjesshme nuk janë qëllimi ynë, e megjithatë dhe ata që na jepen si zgjidhja e problemeve të jetesës, pagesa e borxheve, gjetja shërim e të sëmurëve janë thërrime që kanë rënë nga tryeza kuranore. Ajo qëështë e rëndësishme është se le vijmënë një vend të tillë që Kur’ani të na ruajë, Farefisi të na ruajë, ne nuk duhet ta ngatërrojmë kurrë atë që shkon dhekalon me atë qëështë e përhershme, ne nuk duhet ta shikojmë të përkohme si të phershme. Të tëra problemet tona si shtet dhe popull, burojnë nga ecja jonë e gabuar, gjëja që ka paralizuar vendin rrjedh nga kjo; namazi nuk është njënamaz që të na ruajë nga ligësitë (tenha ani’l-fahsha), Kur’ani që e ka vendin sipër kokës sonë, nuk na çon në një post ku mund të themi se “unë nuk i bindem një Kur’ani qënuk e shikoj”, ne përjetojmë probleme në zanafillën e fesë, nëse askush nuk do të gënjente, nëse nuk do tëakuzonte dhe shpifte, nëse nuk do të bënte hile në peshë, nëse nuk do të luante me nderin e tjetrit, ne nuk do të kishim një problem të quajtur dosje në gjykatë. Këto namazet e natës, namazete pëlqyeshme, vendosja sipër kokës së Kur’anit, ndërmjetësimet, lutjet dhe vizitat, tëtëra këto janë për të na zgjuar, që ne tëmos e shikojmë të kotën si të vërtetë”.

“Si rrjedhojë nata të cilën zbriti Kur’ani është nata “jehdi ile’l-hidajeti’l-akuami” (ajo që të udhëzon në udhëzimin më të përhershëm). Meqenëse Kur’ani na udhëzon tek më e vërteta, më e përhershmja, atëherë përse të mos përfitojmë nga kjo mirësi, përse të mos jemi nga ata të cilët veprojnë mirë. Ai na u zbrit, po na zbritet dhe do të na zbritet. Kur’ani nuk është njënjarje që ka ndodhur dhe mbaruar. Ai zbret gjithmonë, zbret në çdo Natë Kadri, ai zbret në çdo kohë dhe mjedis. Atëherëduke i kuranizuar zemrat tona përse të mos themi “unënuk mund tëjem komentuesi i Kur’anit që nuk eshikoj” ose “unënuk mund t’i bindem imam që nuk e shikoj”. Nëse e shikojmëkjo do tëthotë se ia kemi arritur qëllimit, jo kohën por erën e mirë të Natës së Kadrit, nëse e nuhasim aromën e “Lejletu’l-Kadrit”, ja pra vetëm atëherë nuk mund ta pandehim kurrë të kotën si të vërtetë, nuk mund të ëndërrojmë të përkohshmen si tëpërjetshme”.

“Imam Sexhxhadi dhe imamët e tjerë (p.m.t.) kur i ngrinin duart për t’u lutur, ose e vendosnin dorën mbi kokë, ose e nuhasnin, ose eputhnin ose e fërkonin fytyrën dhe thonin: “Kjo dora jonë ka arritur në dorën pa dorë e pa të meta të Allahut”. Me këtë metaforë nuk arrijmë tek qëllimi, por nga metaforaarrijmë tek e vërteta. Imam Sexhxhadi (p.m.t.) kur i jepte diçka me dorë një të varfri ai e nuhaste, e puthte dhe ia vendostedorën mbi kokë dhe thoshte: “Këtë lëmoshë e merr Allahu, dora ime ka arritur në dorën pa dorë e të pa të metatë Allahut dhe vetëm Ai i pranon lëmoshat”.

“Nata e Kadrit është vendi i këtyre lloj fjalëve. Nëse do t’iu jepet rasti mos i anashkaloni dhjetë ditët e fundit të itikafit të Ramazanit. Ju mund të kaloni 30 vite mësim, mund të bëheni një dhënës miratimesh i padiskutueshëm, por udha e Natës së Kadrit është një tjetër (ajo natë e cila është më e mirë se një mijë muaj), ju mund të fitoni një “shemme”aq të prerë, sa me të nuhasni erën e lojravepolitike, ndasive, vjedhësve.Ashtu siç kanë qenë dhe Imam i Nderuar (p.q.m.t.) me Sejjid Hasan Muderrisin, ndonëse jeni në diskursin e politikës ju as shkoni në udhë të keqe dhe as ia mbyllni udhën dikujt, ndonëse gjendeni në gjirin e votuesve ju as mashtroni dhe as mashtroheni, ky lumë “shemme” që merr erërat nuk mund të hetohet me mësimet dhe temat e universitetit. Themi se ky është prodhimi i Natës së Kadrit, është prodhimi i itikafit dhe i syrit të fshehtë. Pikësynimi i ne të tërëve duhet të jetë të thënit: “O Allahu im! Ne strehohemi në strehën e kujdestarit tënd”.

“Tërësia e këtyre lutjeve tona, qenia e pastër e zemrës, hapja e kraharorit, bën të domosdoshme lënien mënjanë pastrimin nga smira, urrejtja, armiqësia dhe një sërësëmundjesh tëngjashme. Më pas bën të domosdoshme marrjen e Kur’anit dhe vendosen mbi kokë, këto kërkesa duhet t’ua shtrojmë Personalitet më të Shenjtë Zotit. Zotërisë së Bujarisë i ka hije që t’i kërkojmë një dobi të përhershme. Allahu na ruajttë, nëse ne kemi njësmirë ndaj një njeriu duhet të themi: “O Allahu im!Unë e fala ata dhe Ti më fal mua”. Nëse kemi një të drejtë e të heqim dorë nga ajo, le të heqim dorë me një ndërgjegjie të kulluar, le të kërkojmë që zemra jonë së bashku me hapjen e kraharorit të jetë e tillë, në mënyrë që gjërat e tjera përveçAtij të mos gjejnë vend aty, kështu që në zemrën tonë, të pasqyrohet dashuria dhe lidhja e Tij,e porosisë së madhe që është Kur’ani dhe gjithashtu e porosisë së vogël që është Farefisi tejet i Pastër”.



Burimi : Welayet News