Lideri: Agjensia Bërthamore duhet të përgatitet për pasurimin brenda ditës së nesërme të më shumë se 190,000SWU

  • Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei i është drejtuar mijëra iranianëve nga rradhët e popullit dhe zyrtarëve të shtetit të mbledhur në muzeumin e krijuesit të Republikës Islamike të Iranit, Imam Humeinit në Teheran më 4 qershor të vitit 2018, gjatë përkujtimit të përvjetorit të 29 të vdekjes së të ndjerit. (foto e mundësuar ngakhamenei.ir)
Publikuar në Qershor 8, 2018, 2:40 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei ka urdhëruar Organizatën Iraniane të Energjisë Atomike (AEOI) që të fillojë përgatitjet për pasurimin e uraniumit pa asnjë vonesë deri në nivelet e 190,000SWU.

Ajetullah Hamenei ka shprehur kritikat e tij gjatë një cermonie që është zhvilluar në Muzeumin e Imam Humeinit në jug të Teheranit me rastin e përkujtimit të përvjetorit të 29 të ndërrimit të jetës së krijuesit të Ruepublikës Islamike, ku ka folur në lidhje me marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe vendeve të P5+1, e cila zyrtarisht njihet si Plani për Veprim të Përbashkët Gjithëpërfshirës. (JCPOA)

Udhëheqësi është shprehur se:“Mesa kuptohet, disa nga qeveritë e shteteve evropiane presin që shteti iranian t’i përmbahet edhe sanksioneve të vendosura, por në të njëjtën kohë të heqë dorë nga aktivitetet bërthamore dhe të vazhdojë të përmbushë kufizimet në programit e tij bërthamore. Iu drejtohem këtyre qeverive duke u thënë se një ëndërr e këtillë e keqe nuk do të realizohet kurrë.”

Ajetullah Hamenei, duke theksuar faktin se populli dhe qeveria iraniane nuk mund të tolerojnë edhe vendosjen e sanksioneve edhe vendosjen në ‘kujdestari bërthamore’, ka urdhëruar AEOI që të marrë hapa të shpejtë për të filluar përgatitjet e pasurimit të uraniumit ‘që të kapë vlerat deri më 190,000SËU, aktualisht duke iu përmbajtur detyrimeve brenda kornizës ligjore të JCPOA’ dhe të ndërmarrë hapa paraprak për të cilat presidenti i vendit ka urdhëruar që të fillojnë që neser (5 qershor).

Më 8 maj presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar se Uashingtoni është tërhequr nga marrëveshja bërthamore, e cila është firmosur mes Iranit dhe pesë antarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina – plus Gjermania.

Gjithashtu, Trump është shprehur se ai do të rikthejë sanksionet bërthamore të SHBA-së mbi Iranin dhe se do të vendosë embargo ekonomike ‘në nivelin e tyre më të lartë’ mbi Republikën Islamike.

Sipas obligimeve të JCPOA, Irani ka marrë përsipër që të limitojë programin e tij bërthamor dhe si pasojë vendet e tjera do të tërhiqnin sanksionet kundër Teheranit të vendosura për shkak të programit bërthamore.

Në vazhdim tëfjalimit të tij, Udhëheqësi ka deklaruar se të gjitha masat e marra nga armiqtë e Republikës Islamike kundër sajkanë ardhur si pasojë e dëshpërimit dhe konfuzionit të tyre përballë establishmentit islamik.

Masat e marra nga armiku kundër Republikës Islamike tregojnë më shumë se sa të dëshpëruar janë në përballjen e tyre me Iranin dhe kjo nuk është një shenjë e pushtetit të tyre, është shprehur Ajatullah Humenei.

Udhëheqësi më pas ka shtuar se masat e marra nga armiqtë e kombit iranian mund të ngadalësojnë marshimin përpara të kombit, megjithatë nuk do të mund ta ndalojnë përparimin e tij.

Duke folur në lidhje me Imam Humeinin, Udhëheqësi ka thënë se Imami kurrë nuk është ndjerë asnjëherë i dobët, as nuk treguar ndonjëherë dobësi përballë armiqve, por gjithnjë qëndronte kundër tyre me fuqi, duke shtuar më pas se kur merrej me komplotet e armiqve, Imam Humeini nuk është mbështetur kurrë tërësisht tek ndjenjat, por ka ndërmarrë lëvizjet përmes planeve tëmirë-përllogaritura.

AjatUllah Hamenei në vazhdim ka vënë në dukje faktin se në marrëdhënie me armiqtë, Republika Islamike e Iranit i jep përparësi potencialeve të brendshme dhe aftësive të kombit dhe nuk ka absolutisht asnjë lloj besimi tek armiku.

Lideri ka thënë se “Ne jemi të vetëdijshëm për komplotin e armikut dhe po e parashtrojmë atë edhe tek njerëzit”, duke përmendur këtu presionet ekonomike, psikologjike dhe praktike si tre komponentë kryesorë të komplotit të armikut kundër kombit iranian.

Qëllimi kryesor që ata kërkojnë të arrijnë përmes presionit ekonomik dhe sanksioneve nuk është thjesht që të ngrejë presion mbi qeverinë iraniane, por kërkon që ta çojë kombin iranian që të ndihet i zhgënjyer me establishmentin islamik, është shprehurlideri, duke shtuar më pas se me ndihmën e Allahut dhe nëpërmjet përpjekjeve të bëra nga zyrtarët dhe njerëzit, armiku kurrë nuk do të arrijë të përmbushë këtë qëllim.

Ajatullah Hamenei ka deklaruar se një nga masat psikologjike të ndërmarra nga armiqtë kundër kombit iranian është që t'i shndërrojë pikat e forta të popullit në sfida në mënyrë qëta largojëpopullinnga këto pika të forta.

Në vazhdim, udhëheqësi ka shtuar se kur Irani kishte nevojë për uranium të pasuruar për qëllime mjekësore, armiqtë e tij i vunë përballë të gjitha llojet e pengesave në rrugën e popullitqë ta parandalonin atë që të arriste nivelet e teknologjisë bërthamore. Megjithatë, tha udhëheqësi, të rinjtë iranianë arritën që ta zotëronin këtë teknologji pavarësisht nga përpjekjet e armiqve.

Duke iu referuar mbështetjes së Iranit për popujte shtypur të botës, veçanërisht popullit të Palestinës, Ajatullah Hamenei ka theksuar se mbështetja e të shtypurve është një burim i krenarisë për Iranin në botë dhe për këtë arsye Irani do të vazhdojë të mbështesë kombet e shtypura dhe forcat e rezistencës në rajon dhe të mbështesë integritetine vendeve të rajonit.

Përsa i përket presioneve praktike të armiqve ndaj Iranit, Udhëheqësi ka shtuar se hapi kryesor që kanë ndërmarrë armiqtë e tij në këtë drejtim është nxitja e trazirave duke shfrytëzuar protestat paqësore dhe tubimet që njerëzit mund të mbajnë për t'i dhënë zë kërkesave të tyre, duke theksuar se populli iranian duhet të qëndrojë gjithnjë vigjilent përballë armiqve të tij.

Ceremonitë e këtij viti ka qëlluar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, kur me qindra mijëra agjërues muslimanë iranianë kanë zbritur në muzeumin e Imam Hmeinit në jug të kryeqytetit Teheran.

Më shumë se 300 korrespondentë të huaj do të mbulojnë ngjarjen. Aeroporti më i madh i Iranit, i cili ka marrë edhe emrin pas Imam Humeinit, do të mbyllet për katër orë nga ora 16: 00 deri më 20: 00 me orën lokale ndërsa ceremonia do të vazhdojë.

Qindra të ftuar të huaj, duke përfshirë studiues dhe shkollarë, gjithashtu po ndjekin këtë ceremoni.

Proceset e ngjashme të përkujtimit të figurës së Imamit po mbahen edhe në vende të tjera në Iran, ku pjesëmarrësit rinovojnë besnikërinë e tyre ndaj idealeve të Revolucionit Islamik.

Lindur në vitin 1902, Sejjed Ruhullah Musavi Humeini u bë udhëheqësi ikonë i luftës së kombit iranian në vitet 1970 kundër tiranisë shekullore monarkiketë shahut.

Imam Humeini drejtoi një protestë popullore kundër politikave të regjimit tiranik Pahlavi, i cili ishte një aleat i rëndësishëm i SHBA-sw nw atw kohw. Ai u arrestua dhe u burgos në vitin 1963 në një kohë kur protestat vazhdonin tw shtoheshin. Pas lirimit, ai mbajti një fjalim historik në qytetin e shenjtë të Kum, ku ai nguli këmbë për “ligjin e kapitullimit” që u dha imunitet amerikanëve në tokën iraniane.

Në epokën e para-revolucionit, Imam Humeini kaloi më shumë se 15 vjet në mërgim si pasojw e kundërshtimit tw tij të ashpër ndaj monarkut të fundit, Muhammed Reza Pahlavi, që Imami besonte se ishte një kukull e fuqive imperialiste perëndimore.

Ndërsa gjendej në mërgim, Imam Humeini vazhdoi të drejtonte kryengritjen kundër regjimit Pahlavi, i cili kulmoi me fitoren e Revolucionit Islamik më 11 shkurt  të vitit 1979.

Në prill të të njëjtit vit, iranianët morën pjesë në një referendum kombëtar që shteti të kthehej në një Republikë Islame.

Imam Humeini vdiq më 3 qershor të vitit 1989 në moshën 87 vjeçare.



Burimi : Press TV