Akademikët iranianë rinovojnë besnikërnë me Imam Humejnin

Publikuar në Qershor 7, 2018, 2:30 a.m.

Anëtarët e komunitetit akademik të Iranit vizituan mauzoleun e Imam Humeinit (r.a.) përpara përvjetorit të vdekjes të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.    

Dijetarët, akademikët, shkencëtarët e Universitetit, kancelarët e universiteteve dhe qendrat e arsimit të lartë, drejtorët e Qendrës Akademike Iraniane për Arsim, Kulturë dhe Hulumtim (ACECR) dhe zyrtarë nga Ministria e Shkencës, Kërkimit dhe Teknologjisë vizituan Mauzoleun e Imam Humejnit të martën.

Ata vendosën një kurorë në varrin e të ndjerit ImamHumejni  dhe kënduan lutje, dua gjatë vizitës.

Çdo vit, përpara përvjetorit të vdekjes së Imam Humejnit, zyrtarët dhe figurat e shquara të Iranit vizitojnë Mauzoleun e Imamm Humejnit për të rinovuar besnikërine me idealet e udhëheqësit të ndjerë të Revolucionit Islamik.

Gjithashtu, turma të mëdha të iranianëve udhëtojnë në Teheran nga pjesë të ndryshme të Iranit për të nderuar Imam Humejnin në Mauzeleun e tij.

Ajetullah Ruhullah Moussavi Humejni, i njohur më mirë si Imam Humejni, themeloj Revolucionin Islamik të Iranit në vitin 1979, gjë që çoi në përmbysjen e Shah-it, mbretit të Iranit, i ndihmuar nga  SHBA-ja.

Imam Humeini vdiq më 3 qershor 1989, në moshën 87 vjeçare.



Burimi : IQNA