Lobi çifut do të zhvlerësojë lirën turke

Publikuar në Maj 30, 2018, 2:13 a.m.

Edy Cohen, analist në Qendrën për studime strategjike Begin-Sadat dhe profesor në Universitetin Bar-Ilan ka njoftuar se rënia e vlerës së lirës turke është e lidhur me fyerjen diplomatike të Turqisë kundër ambasadorit izraelit para dy javësh në aeroportin e Stambollit me ç’rast i është nënshtruar kontrollit të sigurisë para udhëtarëve. Inqizimi më vonë është publikuar në media.

Duke komentuar rënien e vlerës turke ndaj dollarit Coheni ka konfirmuar se prapa kësaj qëndron lobi çifut. Në rrjetën sociale të Twitterit Coheni ka shkruar në statusin e tij në gjuhën arabe me ç’rast ka porositur presidentin turk:” Erdogan, të do të humbësh”.

Poashtu ka thënë, se pas fyerjes së ambasadorit izraelit në aeroport gjatë kthimit të tij nga detyra në Turqi:” lira turke ka përjetuar rënien më të madhe në historinë e ekzistimit të saj”.

Coheni, i cili është edhe këshilltar i qeverisë Izraelite, duke iu drejtuar presidentit turk Erdogan ka shkruar:” A nuk e din se gjysma e pasurisë botërore është në pronësi të vetëm një familje çifute dhe ajo familje është sponzoruese më e madhe e Izraelit, e të mos flas edhe për shumë familje tjera” E ajo që pason do të jetë edhe më e frikshme”!

Zëdhënësi i presidentit turk ka thënë me 25 maj se të gjitha institucionet kompetente në Turqi kanë ndërmarr hapa të caktuara për zgjidhjen e problemit të rënies së vlerës turke në raport me dollarin, duke thënë se dobësimi i lirës është i karakterit të përkohshëm.

Analistët politik konsiderojnë se shtimi i shkallës së inflacionit në Turqi në mënyrë të konsiderueshme do të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të parapara të mbahen me 24 qershor të këtij viti.



Burimi : SAFF