Arabia nuk ka forcë që të ndërhyjë në Liban

Publikuar në Maj 24, 2018, 3:29 a.m.

Anëtari i Këshillit Qendror të Hezbollahut u shpreh kështu: ‘Sauditët nuk duan që Hezbollahu të jetë i pranishëm në kabinetin e ri të Libanit, por ata nuk kanë forcë që të pengojnë hyrjen e Hezbollahut në qeveri.’

Anëtari i Këshillit Qendror të Hezbollahut, shejh Nebil Kavuk u shpreh: ‘Sauditët po përpiqen fshehurazi dhe në mënyrë të qartë për të penguar Hezbollahun që të hyjë në kabinetin e ri të Libanit, por ditët në vijim do të tregojnë se regjimi saudit nuk ka forcë për të penguar ministrat aktivë të Hezbollahut në kabinet.

Hezbollahu do të fus ministrat e vet në kabinet në një mënyrë të fortë dhe aktive. Libani nuk është një fushë ku sauditët do të fitojnë sukses kundër rezistencës. Libani do të qëndrojë përballë imponimit të sauditëve.

Ashtu siq kanë ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare, sauditët po ndërhyjnë edhe në fazën paszgjedhore dhe në formimin e qeverisë, dhe kjo ndërhyrje në punët e brendëshme të Libanit, ka arritur në një dimension të paprecedentë. Ata kanë ndërhyrë në emërimin e kanidatëve, në formimin e listave, në blerjen e votave dhe në formimin e partive libaneze, dhe edhe tani po përfshihen në formimin e partive kundër rezistencës për t’a penguar dhe dobësuar atë.’

Shejh Nebil Kavuk vazhdoi kështu: ‘Politika e Arabisë për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin është një kërcënim i vërtet për Libanin dhe Palestinën. Pas popullit palestinez, populli i Libanit do të jetë i pari që dëmtohet nga Marrëveshja e Shekullit. Kjo marrëveshje paraqet një kërcënim të madh për Libanin, në veçanti nga perspektiva demografike, politike dhe ushtarake. Prandaj, ne duhet ta shtojmë fuqinë tonë politike dhe ushtarake për të luftuar Marrëveshjen e Shekullit.

Pas suksesit të opsioneve në zgjedhjet parlamentare, rezistenca është bërë më e fortë në aspektin e popullit dhe politikës si dhe ka fituar më shumë fuqi për të luftuar vështirësitë dhe kërcënimet.’



Burimi : Rast Haber