Reagim ndaj shkrimit të B. Mahmutit“Jerusalemi si kryeqytet i Izraelit është vendim politik e jo religjioz dhe e drejtë legjitime e popullit hebre!”

nga Dr.Muhamed Jusuf Kajolli | Publikuar në Maj 21, 2018, 4:04 a.m.

Nga studimet akademike shkencore nga vetë hebrenjtë, në krye të të cilëve ishte shkrimtari i njohur Arthur Koestler, në librin e tij fisi i trembëdhjetë The Thirteenth Tribe: The Khazar Empire & its Heritage, tregon se shumica dërmuese e hebrenjve të tanishëm nuk janë pasardhësit e bijve të Izraelit. Ai argumenton duke thënë se çifutët e tanishëm i përkasin pasardhësve të hebrenjve Khazar, të cilët janë fise me origjinë tatarësh të lashtë që jetonin në rajonin e Kaukazit.

Është muaji i ramazanit, prandaj nuk pritej një reagim i hoxhallarëve ndaj shkrimit të B.Mahmutit. Ndërsa unë sot isha më i lirë, dhe pa marrë leje nga z. Mustafë Bajrami vendosa t’i përgjigjem shkrimit të ish politikanët të dështuar në Maqedoni. Pa parathënie do të hyj në temë sepse nuk kam ambicie politike, por u nisa nga parimi të qëndroj me drejtësinë.

Me keqardhje e them se z. Bardhyl, brenda vetes ka gjëra që po i fsheh, prandaj, duket se sikur të ketë qenë i “detyruar”të dilteme këtë shkrim për të nxjerr “mllefin” kundër hoxhës ose “shumicës së hoxhallarëve” kur ai thotë: “Përdorimi vetëm i emrit arab për Jerusalemin nuk është i rastësishëm... «Izraeli invadon Jerusalemin»! Shqiptarët, si rrallëkush tjetër janë vigjilent përball sloganeve të ngjashme që përpiqen ta fshehin realitetin, sepse edhe vetë kanë qenë objekt i shtrembërimeve të tilla nga propaganda serbe...”

Unë do të përpiqem të jam shumë i shkurtër në reagimin tim, sepse në fund z. Bardhyl, më duhet t’i jap një leksion historie. Prandaj reagimin e filloj me fjalinë e fundit në këtij paragrafi. Unë them se kjo fjali nuk ka të bëj fare me hoxhallarët, por me ata që ishin servil ndaj serbëve. Sajesat vinin nga ata që punonin serbë dhe kishin krushqi me serbët. Të tillë ishin më serbë se vetë serbët, e jo hoxhallarët, ndonëse ka mundur dikushprej tyre të bashkëpunonte me ta.

I dashuri Bardhyl, e marr me mend, që ti nuk i ke dëgjuar hoxhallarët nëpër xhami e as nëpër oda, por pyeti pleqtë, se si i edukonin fëmijët e tyre, bile se si të “edukonte ty gjyshi yt” të cilët mësimet imerrnin prej hoxhallarëve: “Biro, mos u marto me shkinë, mos u vesh si shka, mos ha si shka, mos ec si shka, mos shko në vendet ku janë shkiet...Të gjitha këto mësime ishin që të rruhej identiteti kombëtar shqiptar... E nga na dolën hoxhallarët objekt i shtrembërimeve...Ndërsa ata që mendonin si ju (komunistë), njënumër i konsiderueshëm e shtrembëruan historinë tonë të lavdishme dhe shumë prej tyre u tjetërsuan menjëherë, ndërsa populli vuajti zinjtë e ullirit...

Sa i përket emrit arab të Jerusalemit, shkurt të them. Unë Shkupit i them Shkup, e jo Skopje, sepse jam shqiptar dhe den baba den i kemi thënë kështu. Një muslimanKudsit nuk i thotë Jerusalem, por Kuds. E ti kërkon që një hoxhë (kupto një shqiptarë), t’i thotë Kudsit Jerusalem, sikurse t’i kërkosh një shqiptari që Shkupit t’i thotë Skopje!

Nuk ju kam ditur kaq të cekët kur ju thoni: «...të gabueshëm pohimin kur thuhet se Kosova për serbët është si Jerusalemi për Izraelin»Ju mendoni se nuk është ashtu! Ehhh, fatkeqësisht, njerëz sikurse ti që janë futur në politikë na kanë sjellë situatën në këtë gjendje ku jemi sot. Ti, duket se nuk e njihke historinë, e aq më tepër atë të Lindjes së Mesme. Sikur ta njihje nuk do ta shkruaje këtë fjali. I dashur, fabrikimet që i kanë bërë serbët për Kosovën, dhe pretendimet e tyre se Kosova është toka e shenjtë e tyre, janë munduar t’ia mbushnin mendjen botës së Kosova është vend i Serbisë, mu ashtu sikurse izraelitët që ta kanë mbushur mendjen ty,se,Kudsi është e drejtë e Izraelitëve. Bile, ti ke filluar të besosh se Izraeli ka të drejtë legjitime ta formojë shtetin nga Nili deri në Eufrat.

Pastaj ju thoni:“teologësh islam dhe historianësh neo-otoman janë bërë argat të Serbisë duke pretenduar se gjoja «shqiptarët invaduan Kosovën gjatë periudhës së pushtimit ottoman”Pretendimi juaj se hoxhallarët dhe disa historian pretendojnë se “shqiptarët invaduan Kosovën”, kjo tregon se nuk e njihni as historikun e gjuhës shqipe,e as historinë tonë. I dashuri Bardhyl, a e di tise, banorët e fiseve ilire kur e morën emrin shqiptar? E kuptoj që nuk e dini, sepse nuk do ta shkruaje këtë fjali…prandaj do të tregoj ty dhe tjerëve që nuk e dinë. 
Shqiptarët më herët njiheshin me emrin shqiptarë, por njiheshin me emrin e fiseve të tyre edhe pse ishin shqipfolës. Kur këta banorë të fiseve (ilire) pranuan islamin filluan t’i quajnë shqiptarë përt’i dalluar nga të tjerët p.sh. nga arbërit që ishin krishterë. Pra, kuptimi i shprehjes shqiptarët invaduan Kosovën do të thotë, shqipfolësit muslimanëkur invaduan Kosovën (kur u bënë shumicë), nga shqipëfolësit ortodoks…” e jo nga serbët, ndonëse serbët ishin pushtues të tokave të shqipfolësve ortodoks e katolikë që njiheshin me emrin arbër ose me emra të tjerë.
Më habit fakti se ju si “njohës i shkencave politike” t’i jepni të drejtën një pushtuesi për Kudsin të jetë kryeqytet i tyre “shndërrimi i Jerusalemit në kryeqytet të shtetit të Izraelit është vendim politik dhe e drejtë legjitime e popullit hebre... Sërish ju them se jeni larg të drejtës ndërkombëtare. Kthehu dhe lexo, se rreth 12 rezoluta ndërkombëtare janë votuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që ia ndalojnë Izraelit të drejtën qëKudsi të jetë kryeqyteti i tyre. Pastaj , mbi 20 vjet, presidentët e SHBA-ve, para Trumpit e kishin marrë vendimin nga Kongresi që ta transferonin ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Kuds, por nuk e kishin bërë sepse ishte vendimkundër rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. E ti i dashur, nga na dole t’ia japësh të drejtën (a)izraeiltëve, kur edhe Evropa dhe shumica dërmuese e shteteve të botës janë kundër këtij vendimi. A nuk po e sheh edhe aleatja më e madhe e SHBA-ve (Evropa), doli kundër tyre...
Pak histori Bardhyl Mahmutit
Nën një. Palestina u banua që në lashtësi. Banorët e këtij vendi ndërtuan qytetin më të vjetër në botë, "Xherikon", rreth dhjetë mijë vjet më parë, 8000 para Krishtit, ndërsa kenanejtë u shpërngulën nga Gadishulli Arabik për në Palestinë rreth vitit 2500 p.e.s. 
Sipas mendimit të shumicës së historianëve, popullsia e përgjithshme e Palestinës, veçanërisht fshatrat, janë të banuar me pasardhësit e kenanëve dhe popujve të tjerë të lashtë, siç janë popujt e detit (pellazgët) të cilët quheshin palesët, prej nga edhe e merr emrin Palestina. Pra, palestinezët dhe banorë të tjerë të hershëm ishin edhe arabët. Që do të thotë se rrënjët e palestinezëve të tanishëm kthehen më së paku 4500 vjet e që nuk e lëshuan vendin e as nuk migruan gjatë gjithë kësaj periudhe kohore.
Nën dy. Ardhja e Ibrahimit në të ishte rreth vitit 1900 p. e. s. Këtë e pohon Tora, i cili kësaj hapësire tokësore iu referua me emrin Toka e Kenanit. Ibrahimi, për t’u stabilizuar më vonë, në të bleu tokë nga njerëzit me qëllim që ta varroste gruan e tij, Sarën, Na është e njohur se ai bleu shpellën e Mekvilës. Po në këtë vend është varrosur edhe Ibrahimi dhe biri i tij, Is’haku dhe nipi i tij, Jakubi. Në këtë vend është ndërtuar xhamia që quhet Ibrahimije. Në këtë truall ishin vendosur Jakubi me bijtë tij, të cilët pasi migruan në Egjipt, u njohën me emrin bijtë e Izraelit. Atje qëndruan disa shekuj (gjenerata), derisa Musai i ktheu në Tokën e Shenjtë rreth viti 1250 p.e.s.por që hezituan dhe nuk hynë në të (Kuds në arabishte do të thotë e Shenjtë).
Nën tre. Mbreti Davud dhe Sulejman ishin vendosur në të vetëm rreth tetëdhjetë vjet (1004 - 923 p. e. s). Gjatë kësaj kohe kontrollohej kufiri i Palestinës, me përjashtim të zonave bregdetare që nuk ishin prekur nga mbretëria, përveç nga një vend pranë Jaffës.Pas vdekjes së Sulejmanit hebrenjtë u ndanë në dy mbretëri. Mbretëria e Izraelit: Jetëgjatësia e shtetit ishte rreth dyqind vjet (923-721 p.e.s). dhe Mbretëria e Judenjve: Kudsi ishte kryeqyteti tyre. Kjo mbretëri jetoi 337 vjet, pra, nga vitet 923-586  p. e. s. 
Nën katër. Kur Palestina hyri nën sundimin persian më 539-332 p.e.s., perandori Kiri II-të lejoi që judenjtë të ktheheshin në Palestinë nga robëria e tyre babilonase. Vetëm një pakicë u kthye, ndërsa shumica e tyre ngeli atje (Irak). Nën sundimin helen 332 - 63 p.e.s. statusi i tyre mbeti pothuajse konstant në periudhën e Ptolemeut (302-198 p.e.s.), por ata vuajtën nën sundimin eseleucidëve 198-63 p.e.s., të cilët u përpoqën t’ua impononin adhurimin e perëndive greke...
Mirëpo në vitet 66-70 hebrenjtë sërish u revoltuan kundër romakëve, ndërsa romakët e shtypën revolucionin e tyre mizorisht dhe e shkatërruan tempullin e Jerusalemin...Romakët kaluan edhe një revolucion tjetër, i cili ishte edhe i fundit i organizuar nga hebrenjtë gjatë viteve 132-135. Jerusalemi u shkatërrua, u çrrënjosën themelet dhe u ndaluan hebrenjtë të banojnë në të e as të mund të hyjnë në të. 
Nën pesë. Që nga shekulli i dytë pas lindjes së Isait deri në shekullin njëzet, pra, rreth 1800 vjet hebrenjtë nuk përbënin ndonjë grup entiteti të thjeshtë ose ndonjë grupim politik të rëndësishëm në historinë e Palestinës. Kështu këta prenë të gjitha lidhjet e tyre me ta, përveç emocioneve shpirtërore, të cilat kishin ndikim vetëm te disa prej tyre për të vizituar Jerusalemin me lejen dhe drejtësinë e muslimanëve.
Pretendimi i hebrenjve për lidhje të shenjtë me tokën e Palestinës, se ata do të ktheheshin që të gjithë në këtë territor sikur t’ju lejohej të banonin në të, se ata ishin larguar me dhunë, duket të jetë paksa i ekzagjeruar. Historianët na kanë sjellë argumente të bollshme se shumicës së hebrenjve kur iu mundësua të ktheheshin në Palestinë në kohën e perandorit pers, Kiri, ata nuk ishin kthyer. Historianët janë të një mendimi kur thonë se numri i hebrenjve në Palestinë nuk kalon një të tretën e tyre në botë para se romakët ta shkatërronin Jerusalemin nga Titusi në shekullin e parë pas lindjes së Isait. Tani, që prej shtatëdhjetë vjet qysh nga themelimi i shtetit të Izraelit, vazhdojnë mbi 70% e hebrenjve të jetojnë nëpër botë jashtë Palestinës. Hezitojnë për të kthyer, sidomos ata që jetojnë në shtete ku mirëqenia sociale dhe ekonomike është e mirë, sikur në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropën Perëndimore. 
Nën gjashtë. Kur myslimanët e çliruan Palestinën gjatë sundimit të Kalifit Umeribnel-Khatab pas disfatës së romakëve në betejën e Exhandinit dhe Jermukut dhe beteja të tjera dhe hynë në Elia(Kuds ose Jerusalem) në 15 h /636 pas lindjes së Isait, që nga ajo kohë Palestina ka fituar karakterin e saj islam dhe populli i saj ka hyrë në fenë islame në mënyrë masive. Banorët e saj jetuan të kënaqur nën dritën e civilizimit islam deri në ditët tona të sotme.
Nën shtatë. Kryqtarët pushtuan Kudsin dhe themeluan Mbretërinë e Elias dhe sundimi i tyre zgjati 88 vjet, pra nga viti 1099 deri më 1187 derisa Salahud-din Ejubi e çliroi atë pas betejës së Hittinit. Përveç kësaj, Palestina gëzonte sundimin nën flamurin e Islamit 636 – 1917, ose rreth 1200 vjet. 
Nën tetë. Nëse çështja lidhet me përkatësinë kombëtare dhe përbërjen etnike, a do të munden në këtë kohë (a)izraelitët të argumentonin se me të vërtetë ata janë pasardhës e bijve të Izraelit që banonin në Palestinë para dy mijë vjetësh? Nga studimet akademike shkencore nga vetë hebrenjtë, në krye të të cilëve ishte shkrimtari i njohur ArthurKoestler, në librin e tij fisi i trembëdhjetë The ThirteenthTribe: TheKhazarEmpire&itsHeritage, tregon se shumica dërmuese e hebrenjve të tanishëm nuk janë pasardhësit e bijve të Izraelit. Ai argumenton duke thënë se çifutët e tanishëm i përkasin pasardhësve të hebrenjve Khazar, të cilët janë fise me origjinë tatarësh të lashtë që jetonin në rajonin e Kaukazit. 

Nën nëntë. Sundimi bashkëkohor hebraik-cionist ka shtrirje thuajse në tërë territorin e Palestinës që nga viti 1948, por kjo shtrije ka ardhur si rezultat i përdorimit të shtypjes, forcës dhe shkatërrimit...