A do ketë luftë midis aizraelitëve dhe iranianëve (2)

nga Dr.Muhamed Jusuf Kajolli | Publikuar në Maj 13, 2018, 7:17 p.m.

Epilogu është se, kemi një Izrael që pret me shumë ngazëllim luftën e drejtpërdrejtë me Iranin, por deri në qartësimin e konsolidimit të vijës së njëjtë midis BE-së dhe SHBA-ve ai nuk do të merr guximin ta fillojë luftën i pari. Po ashtu as Irani për arsyet e lartë theksuar nuk e fillon luftën i pari, mirëpo, ashklat e zjarrit do të janë aktive dhe të dhembshme brenda territorit të Sirisë, ndoshta edhe të Sinait derisa të fillojë lufta e pashmangshme midis Izraelit dhe Iranit.

Ekspertët vendosën që SHBA të kishin një president ndryshe nga të tjerët. Detyra e tij do të ishte të pastronte raftet e rënduara të arkivave të cila ndotnin ambientin ditë e më shumë, ndërsa bakteret kishin dalë jashtë kontrollit. Mikrobet godisnin SHBA-të më së shumti, prandaj ndien nevojën për të përforcuar imunitetin. Edhe pse me shumë vonesë SHBA-të kishin nënshkruar marrëveshjen e Kjoto-s, ishin ato, të parat që e prishën atë. Se prishja e këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe ai me Iranin ishin diagnostikime të sakta, do të tregojë koha, mirëpo, allatrump-çe, këto dy marrëveshje tashmë i takojnë të kaluarës.

Menjëherë pas LDB-së, SHBA-të, nga Britania dhe Franca në mbarë globin kishte trashëguar një kaos politik, ekonomik dhe shoqërorë. Diku ishte detyruar të luftonte drejtpërdrejtë (në Lindje të Largët), diku me ndërmjetësues (Pakistan-Indi, Izrael- shtetet arabe, Iran-Irak...), e diku vetëm politikisht, duke i mbuluar hallet e botës me dollarin jokonvertibil. Duke qenë se globi ishte tepër i madh për një fuqi në rritje, nga fillimi i viteve 60-ta, bota u nda në dy blloqe. Rivaliteti i madh midis këtyre, neglizhoi ose nuk e përfilli lindjen e shtetit të ri islamik në vitin 1979-të.

Nuk vonoi shumë, në vitet 90’, ndodhi rënia e BRSS-së. Kjo i mundësoi SHBA-ve të vendosnin këmbësorinë e tyre në Ballkan, Afganistan dhe Irak. Këto operacione të shpejta, shteti i ri Islamik i lexoi si ofertë për nënshtrim të shpejtë ose luftë. Derisa rajoni i Lindjes së Mesme po “stabilizohej” me këto trupa të ri, aizraelitët, palestinezëve dhe arabëve u ofruan kushtet e marrëveshjes historike midis tyre, mirëpo, iranianët në këtë proces i nxorën jashtë loje. Ky ishte një lëshim i madh prej tyre, sepse koha po dëshmon për problemet serioze tërajonit.

Kjo marrëveshje, varrosi edhe ato pak shpresa që u kishin pas ngelur rezistencës palestineze tek arabët. U lëshuan disa fetva të njëpasnjëshme të dijetarëve më eminent të ummetit islam, dhe shefat e shteteve arabe u shpallën tradhtar. Ndërsa lëvizjet e vogla çlirimtare palestineze sytë i drejtuan kah shtetet jo arabe me sfond islam, dhe gjithsesi edhe në Republikën Islamike të Iranit. Në Palestinë shpërtheu intifada (kryengritja e pa armatosur xhihadiste).

Thënia e dijetarit të madh musliman, IbnKajjim (shek. XIV-të), mbeti shembull për çdo musliman, e ai kishte thënë: “Tregimi i Nemrudit u mbyll me mizën, tregimi i Faraonit me ujin, Ahzabi me furtunën... e ti mos e ngarko veten se si All-llahu i Lartëmadhëruar do ta përmbyll të keqen, por mendo se si do ta mbrosh të drejtën”. Rinia e edukuar me këtë frymë, problemin kombëtar e kaloi në problem të ummetit. Hapësira gjeografike me të cilën do të përballen këto dy botë ishte Shami.

Ashtu sikurse SHBA-të që donin ta pastronin terrenin e kontaminuar, po kështu edhe banorët e rajonit të Shamit mëtonin ta dekontaminonin rajonin e tyre. Se cili prej tyre është në të drejtë, sot, edhe njeriu më i thjeshtë e ka të qartë. Bile, edhe popujt jo muslimanë sot po mbrojnë kauzën palestineze, si dhe shumica dërmuese e shteteve anëtare të OKB-së.

Në anën tjetër, bota mbarë ka probleme me dollarin jokonvertibil, prishja e një anshme e marrëveshjes së ndotjes së ambientit dhe ndryshimet doganore të importit amerikan, ka acaruar marrëdhëniet e SHBA-ve me shumë shtete të botës, bile edhe me shtetet partnerëve të saj. Humbësja më e madhe është Kina, pastaj shtetet e BE-së e kështu me radhë. Të vetmet shtete në botë që i janë gëzuar këtyre ndryshimeve të shpejta janë Izraeli dhe shtetet e gadishullit arabik.

Këto ndryshime të shpejta në dukje, s’do mend se janë planifikuar më herët. Problemi kryesor për këto ndryshime të mëdha botërore sikur atëherë, edhe tani është Izraeli. Pas largimit të anglezëve dhe francezëve nga ky rajon, atëbotë, SHBA-të ishin zotuar se do t’i qëndronin në krah Izraelit, dhe menjëherë pas mbarimit të LDB-re, prishën marrëveshjen dhjetëvjeçare të nënshkruar midis palestinezëve dhe britanike në vitin 1939-të. Koiçidencë ose jo, nëse Lufta e Dytë Botërore atëherë ishte shkaktuar për të themeluar shtetin cionist të Izraelit, sot Lufta e Tretë Botërore po fillon për ta shpëtuar ekzistencën e këtij shteti.

Si filloi

Izraeli arriti në fazën e mos durimit. Banorët po përjetonin ankthe të përditshme. Shumica e tyre seriozisht po mendohen të kthehen andej nga kishin ardhur! Gurët e të rinjve palestinezë ishin bërë tema të përditshme nëpër shtëpitë e izraelitëve. Nuk dinin se si t’i mbronin fëmijët, gratë dhe civilët nëpër rrugët e qyteteve, përkundër rrahjeve dhe burgosjeve të përditshme që bënte policia dhe ushtria izraelite. Gurët e të miturve, burrave dhe grave palestinezë nuk ndaluan për 100 vjet.

Pas dështimit të marrëveshjes së Oslos, lidhjet e lëvizjeve islamike që vepronin përreth Izraelit, tani ishin përforcuar me Iranin. Izraeli kishte ndezur alarmin e kuq, ndërsa SHBA-të do të duhet t’i garantonin siguri aizraelitëve. Operacionet luftarake të SHBA-ve të filluara nga G.W. Bush në Afganistan 2001, pastaj në Irak 2003 për qëllim kishin të pengonin hegjemoninë iraniane dhe njëkohësisht sigurimin e Izraelit. Mirëpo, si kundërpërgjigje, plasi lufta midis Hizbullahit dhe Izraelit më 2006. Bota islame kuptoi se Izraeli nuk qenka i pamposhtur. Nuk vonoi shumë edhe Hamasi “provokoi” një luftë me Izraelin më 2008-të, bota arabe përjetoi një katarsis.

Marrëdhëniet e SHBA-ve nën udhëheqjen e G.W. Bushit në këtë rajon ranë nën kuotat e 5%, ndërsa brenda SHBA-ve ranë nën 29%. Korporatat e mëdha amerikane kishin paralajmëruar largimin e tyre për shkak të humbjeve të mëdha. Në këtë situatë, fushata elektorale e Obamës ishte përqendruar në përmirësimin e marrëdhënieve me botën arabe, dhe enda pa u zgjedhur president, kishte paralajmëruar tërheqjen e ushtrisë nga Iraku dhe Afganistani.

Për gjatë gjithë presidencës së Obamës, rajoni nuk ndryshoi. Përkundrazi, arabët kuptuan se problemi tyre nuk qenkan as SHBA-të e as Izraeli, por pushtetarët autoritativ të tyre. Rezultatet e Pranverës Arabe nuk u shkoi për shtati as SHBA-ve e as Izraelit. Puçi në Egjipt tronditi botën demokratike. Siria ishte mankthi Izraelit i cili po stërviste dhe mbronte Hamasin. Për ta rrëzuar regjimin e Asadit, “opozitës” siriane në ndihmë u shkuan vullnetarë nga shumë vende të botës islame, perëndimore dhe mercenarë të cilët shpallën shtetin e ISIS-it. Ishte një preventivë e SHBA-ve dhe Izraelit për të kontrolluar rajonin, mirëpo, edhe këtu dështuan.  

Kush është aktualisht në terren

Në Siri, në një krah është këmbësoria e vogël e disa shteteve perëndimore në aleancë të mundshme (nëse vijnë) me ushtritë e disa shteteve të varfra islame. Ndërsa në krahun tjetër është ushtria e rregullt siriane, iraniane dhe ajo e Hizbullahit. Pastaj prezent janë mbetjet e opozitës siriane, forcat “vullnetarëve” të ISIS-it dhe rebelët kurd të cilët munden eventualisht të shfrytëzohen nga krahu perëndimor. Pastaj prezent është ushtria Ruse e cila me çdo kusht do që t’i ruajë interesat e veta gjeostrategjike në rajon, ndërsa me dinakëri të madhe është duke e shfrytëzuar përçarjen e shteteve perëndimore. Pastaj në këtë hapësirë gjeografike është ushtrinë turke, e cila ende nuk po e nxjerr në shesh aleancën e saj e vërtetë.

Shikuar në një rrafsh më të gjerë gjeopolitik, shtetet e BE-së nuk e duan riatdhesimin e hebrenjve. Vend tjetër për ta nuk ka, përveçse në Afrikë. Në fakt, një ofertë të tillë i ishte bërë babait të sionizmit TheodorHerzl të cilën ai e kishte pranuar në fillim të shekulli XX-të, mirëpo, tani aizraelitët nuk do të pranojnë të ndërrojnë vend, pa shkatërruar çdo gjë që është ndërtuar përgjatë shekujve.

Çfarë parashikohet?

Qeveria e Izraelit (Natanjahu&Liberman), pas më shumë se një vit që bënë përpjekje për ta bindur parlamentin për një luftë të hapur dhe të drejtpërdrejtë me Iranin, më në fund e morën dritën jeshile. Tani është në dorën e këtyre dy personave, se, kur do t’i shpallin luftë Iranit. Mendohej se do të ishte çështje ditësh që këta ta shpallin vendimin e tyre, menjëherë, pasi Trump-i ta prishte marrëveshjen me Iranin, mirëpo, me sa duket mos vendosja në një linjë të shteteve anëtare të NATO-s dhe Australisë rreth refleksioneve ndaj Iranit do të vonojë pak përgjigjen e shumëpritur të Natanjahut.

Diplomacia izraelite ka nevojë për një turne rreth e përqark këtyre shteteve, dhe pastaj do të jepet fjala e fundit. Ballafaqimi me gjermanët të cilët prej "vuajtjeve kanë mësuar", do të jetë i vështirë për shkak të pozitës së dobët të Merkel-it karshi të djathtës ekstreme. Ajo po qëndron e pa luhatur kundër çdo përpjekjeje për të ndezur një luftë të tretë në Evropë. Prandaj ajo e hodhi poshtë sulmin e raketave të fundit amerikane në Siri. Diplomacia franceze e ajo britanike sigurisht që edhe një herë do ta rishikojnë vendimin e tërheqjes së Trump-it.

Mendimi i përgjithshëm rreth Iranit është se, përkundër gatishmërisë së tij për të luftuar me Izraelin, ende nuk e shohin veten të gatshëm të luftojnë Izraelin & SHBA-të. Së pari, Irani është republikë, dhe bazuar në ligjin kushtetues dhe logjikës qeverisëse, politika e përgjithshme është mbrojtëse, e jo sulmuese. Pra, Irani nuk sulmon i pari. Së dyti, politikat e Iranit janë pan islame, ai do, që shtetet përreth Izraelit të janë të vetëdijshme dhe të gatshme për një luftë me Izraelin. Së treti, Irani nuk mund t’i shpall luftë Izraelit për shkak të prezencës së ushtrive të perëndimit në Siri.

Epilogu është se, kemi një Izrael që pret me shumë ngazëllim luftën e drejtpërdrejtë me Iranin, por deri në qartësimin e konsolidimit të vijës së njëjtë midis BE-së dhe SHBA-ve ai nuk do të merr guximin ta fillojë luftën i pari. Po ashtu as Irani për arsyet e lartë theksuar nuk e fillon luftën i pari, mirëpo, ashklat e zjarrit do të janë aktive dhe të dhembshme brenda territorit të Sirisë, ndoshta edhe të Sinait derisa të fillojë lufta e pashmangshme midis Izraelit dhe Iranit. 

Muhamed JUSUFI është drejtor i (I.H.S.B.)