Ekipi kombëtar i Iranit sipas tifozëve të futbollit

Publikuar në Maj 21, 2018, 3:39 a.m.

Kolumnisti i Sputnik, Oleg Dmitriyev prezanton pikëpamjet e tij ‘jo-enciklopedike’ për ekipet që do të marrin pjesë në Kupën Botërore FIFA 2018, që do të organizohet në Rusi. Shkrimi i sotëm i është dedikuar Iranit, fituesit të raundit kualifikues në rajonin e Azisë.

Ekipi kombëtar i Iranit mori pjesë në Kupën Botërore të FIFA-s për herë të parë në vitin 1978. Shumë ekspertë u befasuan nga fakti se ky ekip arriti të merrte pjesë në turne në të cilin përfshiheshin vetëm 16 vende.

Irani arriti t’i bashkohej Kupës Botërore vetëm 20 vjet më vonë, në vitin 1998. E gjithë bota, me interes të madh, po priste një ndeshje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, dy 'kundërshtarë politik të papajtueshëm'. Askush nuk mendonte se Irani do të ishte i suksesshëm në këtë turne, sepse përveç  SHBA-së, në grupin e tyre ishin dy skuadra shumë të forta, si Gjermania dhe Jugosllavia.

FITORJA E AMERIKËS

Ndeshja që luajti me Shtetet e Bashkuara hyri në historinë e futbollit iranian si një legjendë. Ekipi shfaqi një futboll me presion për pothuajse 90 minuta. Futbollistët iranian arritën të shënonin dy gola spektakolare. Amerikanët u përgjigjën vetëm me një gol në fund të ndeshjes. Heroi i kësaj ndeshjeje ishte Mehdi Mehdevikiya, i cili shënoi golin e dytë të ekipit. Më pas, Mehdevikiya fitoi respektin dhe dashurinë e tifozëve vendas duke konkurruar mirë në ligën gjermane të futbollit Bundesliga.

FORCË PLUS SHPEJTËSI

Në vitim 2011 filluan ndryshime në ekipin kombëtar të Iranit. Më e rëndësishmja nga këto ndryshime ishte ardhja e trajnerit të famshëm portugez Carlos Queiroz në krye të ekipit. Fakti që Queiroz ka qenë në krye të ekipit kombëtar iranian për 7 vjet pa pushim është treguar si një ngjarje e pashembullt në historinë aziatike dhe afrikane të futbollit. Këtë sukses nuk e kishte treguar asnjë trajner ndonjëherë më parë.

Portugezi shtoi pak shpejtësi në ekipin kombëtarë të Iranit. Një nga armët kryesore në sulmin e skuadrës ishte Serdar Azmun i cili mbante uniformën e ekipit Rubin Kazan në Premier Ligë të Rusisë.

NDESHJA E PARË ME MAROKON

Ekipi kombëtar i Iranit nuk arriti të dal nga grupi në Kupën e Botës 2014. Futbollistët iranianë në ndeshjen kundër Argjentinës arritën të rezistojnë Messin dhe miqtë e tij për 90 minuta, por i’u dorëzuan presionit të madh gjatë minutave shtesë. Lionel Messi konfirmoi titullin e "mbretit të futbollit botëror" duke dhënë gol me një goditje të mrekullueshme nga larg.

Cila është pritja e ekipit të Iranit në Kupën e Botës në Rusi? E gjitha varet nga loja e parë që do të luhet me Marokon. Thuhet se nëse del fitues nga kjo përballje, Irani do të ketë mundësi të befasoj edhe kundër Spanjës dhe Portugalisë.  Sepse Queiroz e di shumë mirë se si duhet të luaj kundër bashkatdhetarëve të tij.



Burimi : Sputnik News