Çlirimi i Palestinës është një sunet hyjnorë/ Amerika nuk mund të bëjë asgjë

Publikuar në Maj 20, 2018, 2:12 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Hamanei u shpreh: ‘Jerusalemi është kryeqyteti i Palestinës dhe me lejen e Zotit, do të shpëtoj nga duart e armiqëve të Palestinës. Amerika dhe shërbyesit e saj nuk mund të bëjnë asgjë kundër sunetit hyjnor.’

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Hamanei mori pjesë në një ceremoni prej tri orësh të organizuar në xhaminë Ajetullah Humejni, në ditën e parë të muajit të Ramazanit. 

Në këtë takim, Ajetullah Hamanei  i cili tha se një nga nevojat e para të umetit islam sot është afrimi me Kuranin dhe bindja ndaj urdhrave të tij, theksoi se problemi aktual i botës islame, veçanërisht gjendja e dhimbshme e Palestinës së bashku me vrasjet e kryera nga regjimi sionist kohëve të fundit, është largimi i umetit islam nga Kur'ani dhe vazhdoi kështu: ‘Jerusalemi është kryeqyteti i Palestinës dhe me lejen e Zotit, do të shpëtoj nga duart e armiqëve të Palestinës. Amerika dhe shërbyesit e saj nuk mund të bëjnë asgjë kundër sunetit hyjnor.’

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik përkujoi se Kur’anit duhet t’i jepet më tepër rëndësi në çdo fushë të jetës dhe duke i’u referuar vuajtjes dhe fatkeqësisë së botës islame, veçanërisht gjendjes së popullit palestinez, ai u shpreh kështu: ‘Brenda këtyre pak ditëve ju keni parë vrasjet e kryera nga regjimi sionist dhe vdekjen dhe plagosjen e dhjetra njerëzve. Në një situatë të tillë, disa njerëz ankohen se pse Amerika nuk ka një qëndrim. Por, Amerika dhe shumë shtete perëndimore janë partnerë në këto vrasje.’

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik theksoi se umeti islam, shtetet islame dhe qeveritë islame duhet të tregojnë një qëndrim ndaj këtyre vrasjeve, dhe rikujtoi se: ‘Kur’ani na urdhëron të jemi të fortë dhe të ashpër kundër armiqve të fesë dhe jobesimtarëve dhe të mëshirshëm mes njëri-tjetrit, por sot ne jemi dëshmitarë të konflikteve dhe luftrave mes muslimanëve në botën islame dhe dorëzimi ndaj jo besimtarëve, si rezultat i largimit nga Kur’ani.’

Duke deklaruar se armiqësitë me Islamin nuk do të përfundojnë, Ajetullah Hamanei u shpreh: ‘'Nëse umeti islam afrohet me Kur’anin, pa dyshim se do të fitoj ndaj armikut, ashtu siq ka urdhëruar Kur’ani. Sepse ky është premtimi i Zotit.’

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik tha se recitimi i Kur’anit është një fillim për t’a kuptuar atë, për të menduar rreth tij dhe për t’ju bindur urdhërave të tij dhe duke i’u drejtuar të rinjëve, u shpreh kështu: ‘Shtojeni çdo ditë afërsinë tuaj me Kur’anin. Sepse kuptimi i Kur'anit dhe bindja ndaj tij do t’ju sjell fuqi, autoritet dhe nder.’

Në fund të fjalimit të tij, Ajetullah Hamanei kërkoi nga Zoti mëshirë për ata që ranë dëshmorë kohëve të fundit në Palestinë si dhe forcë për rezistencë për muxhahidët në rrugën e drejtë dhe u shpreh kështu: ‘Amerika dhe bashkëpunëtorët e saj janë të detyruar të mposhten dhe të dorëzohen përballë sunetit të pashmangshëm hyjnorë.’



Burimi : Tasnim News Agency