Trumpi kërcënon Korenë Veriore me skenarin libian

Publikuar në Maj 19, 2018, 12:41 a.m.

Kur para ca ditësh këshilltari amerikan për sigurinë nacionale deklaroi se në rastin e Koresë Veriore do të mund të zbatohet”modeli libian”, ai ka menduar për marrëveshjen e vitit 2003, me të cilin presidenti libian i ndjerë Muamer el Gadafi me naivitet është pajtuar të heq dorë nga armatimi i rrezikshëm dhe zhvillimit potencial të armatimit nuklear për këmbim të heqjes së sanksioneve.

Por, Trumpi nuk ishte i vetëdijshëm në atë çka ka menduar Boltoni, por duke menduar për agresionin e NATO-së kundër Libisë në vitin 2011, dhe me ç’rast ka komentuar edhe çështjen në fjalë:” Ai model, në rast se shohim shembullin e Gadafit ishte plotësisht shkatërrimtar. Kemi hyrë brenda dhe e kemi mund. Ai model do të mund të hyjë në fuqi edhe tani në rast nuk arrijmë të gjejmë marrëveshjen. Por, në rast se arrijmë marrëveshje, konsiderojmë se Kim Jong Un do të jetë tejet i lumtur”, ka thënë Trumpi gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së.

Si po duket edhe Koreja Veriore fjalët e Boltonit të cekur në fund të prillit i ka përjetuat si kërcënim dhe shkas që të tërhiqet nga bisedimet për çarmatosjen nukleare. Pa dyshim, ai në asnjë vend nuk e ka përmend Korenë Veriore apo që të rrëzohet regjimi i Kim Jong Unit në mënyrë të ngjashme, për më tepër në bisedë për CBS ka thënë se duhet ndërtuar besimin dhe forcuar çfarëdo përpjekje me qëllim të çarmatosjes nukleare.

“Ajo çka dëshirojmë të shohim nga ata është fakte se me të vërtet kanë kryer, e jo vetëm retorikë të thjeshtë”, ka thënë Boltoni dhe ka shtuar:” Një gjë të cilën Libia e ka bërë për shkak të cilës kemi kapërcyer skepticizmi pasi që kanë lejuar ekspertëve amerikan dhe britanik qasje në të gjitha uzinat dhe depot me armatim nuklear. Për atë shkak nuk jemi mbështetur në mekanizmat ndërkombëtar, por kemi pas qasje si kurrë më parë”.

Atë që Boltoni nuk e ka përmend është se Koreja Veriore e ka refuzuar skemën e tillë të bazuar në modelin libian qysh para 10 vitesh. SHBA-të kanë propozuar procesin e kontrollit të Pjongjangut i cli është bazuar në proceset e inspektimit më parë të shfrytëzuar në Libi. Por, Koreja Veriore ka kundërshtuar dy elemente kyçe të atij plani, marrja e mostrave dhe vizita objekteve të pa raportuara.

Po, pa marr parasysh, a mundet Libia të shërbejë si model për Korenë Veriore, dhe a mund të implementohet modeli i njëjtë sikurse SHBA-të kanë aplikuar kundër Gadafit  në vitin 2003 dhe 2004 dhe të heq dorë nga armatimi nuklear? Pëlqimi varet dukshëm prej asaj kush po pyetet.

Me fjalë tjera, Trumpi Kimit haptas po e kërcënon me “fatin e Gadafit”. Krejt kjo po duket si ultimatumi amerikan, e jo proces paqësor dhe nuk është çudi që Koreja Veriore të heq dorë nga samiti i 12 qershorit i cili do të duhej mbajtur në Singapor, apo edhe nga tërë procesi i bisedimeve i cili para disa ditësh dukej optimist.



Burimi : Global Cir