BIK –u në Kosovë, i përzgjedh 20 hoxhallar për të mbajtur ligjerata islame në burgje e Kosovës

Publikuar në Maj 18, 2018, 2:51 a.m.

Njëzet imamë të propozuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) e të vlerësuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) do t’iu ligjërojnë në burgje të dënuarve për veprën penale të terrorizimit.

Kjo është vendosur sot në marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe udhëheqësit të Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.
Përmes këtyre ligjëratave po synohet deradikalizmi i personave që kanë tendencë të shkojnë drejt radikalizmit.

Rreth 150 persona të kthyer nga zonat e luftës në Siri e Irak, po vuajnë dënimet në burgjet e Kosovës/ Lajme Foltash