Evangjelistët dhe çifutët përgatisin kaos në Jerusalem

Publikuar në Maj 16, 2018, 12:25 a.m.

Ceremonia e djeshme e transferimit të ambasadës amerikane në Jerusalem, është përcjell me konflikt të përgjakshëm të ushtrisë izraelite me demonstrues duarthatë palestinez 70 km larg  vendit të solemnitetit. Presidenti amerikan Donald Trumpi ka dërguar dy pastor evangjelist amerikan të cilët ishin “të njohur” për theksimet e tyre padurueshme për çifutët, myslimanët dhe fetë tjera, sikurse edhe për rëndësinë apokaliptike të Izraelit për fundamentalistët krishterë.

Ftesa e dërguar pastorit Robert Jeffressit i cili dje ka udhëhequr lutjen për ambasadën e re amerikane në Jerusalem, ashpër e ka kritikuar ish guvernatori i Utahës dhe ish kandidat për presidentin amerikan  në vitin 2012, Mitt Romney. “Robert Jeffress thotë: nuk mund të shpëtoni nëse nuk jeni çifut” dhe ”mormonizmi është herezi nga humnera e ferrit”. Ka deklaruar njëjtë edhe për Islamin. Shovinisti i tillë religjioz në asnjë mënyrë nuk do të duhej të udhëheq lutjen gjatë hapjes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Romney në Twitter. “Islami është herezi nga humnera e ferrit”. Jefressi që në vitin 2016 e ka quajtur islamin” religjion të rremë të cilën e ka inspiruar satana(djalli)”, me të cilën ka shkuar shumë më larg nga mësimi konvencional krishterë.

Pastori i dytë evangjelist dhe lideri Krishterëve të bashkuar për Izrael, John Hagee, ka dhënë bekimin e tij ambasadës amerikane në ceremoninë e hapjes në Jerusalem. “Të falënderojmë o Zot, për guximin e presidentit tonë Donald Trumpit në konfirmimin e të vërtetës botës së sotshme, e cila është rrënjosur para 3000 vite, që Jerusalemi është dhe do të jetë froni i popullit çifut”, ka deklaruar pastori evangjelist John Hagee, të cilin, sikurse raporton CNN amerikan, në vitin 2008 ish kandidati për presidentin amerikan John Mc Cain e ka heq qafe pasi ka dal në shesh inqizimi në të cilin pastori Hagee ka theksuar se Adolf  Hitleri ka qenë “gjuetar” të cilin Zoti e ka dërguar për të plotësuar profecinë për kthimin e çifutëve në atdheun e tyre.

Këta pastor amerikan e mbështesin presidentin amerikan Donald Trumpin dhe transferimin e ambasadës amerikane në Jerusalem, më pak për arsye të kësaj bote, por më shumë për atë që besojnë se kjo është realizimi i vullnetit të Zotit.

“Jerusalemi ishte subjekt i besnikërisë së çifutëve dhe krishterëve gjatë historisë dhe masë e profecisë. Por më e rëndësishme është, se Zoti e ka dhënë Jerusalemin  dhe mbetjen e Tokës së shenjtë popullit çifut”, ka deklaruar pastori evangjelist Jeffress për CNN gjatë vitit të kaluar.



Burimi : SAFF