Enis Rama ska aktakuzë si Shefqeti, por prap lihet jashtë listës për ligjërata

Publikuar në Maj 15, 2018, 11:44 p.m.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) dhe Ministria e Drejtësisë, tri  ditë më parë kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit, i cili i angazhon 20 imamë që të mbajnë ligjërata fetare në burgjet e Kosovës në përpjekje për deradikalizimin e të burgosurve.

Shefqet Krasniqi, Enes Goga, Enis Rama janë disa nga imamët që janë lënë jashtë listës për të qenë ligjërues, pasi që nuk janë përzgjedhur njerëzit që kanë pasur aktakuzë, apo kanë qenë të dyshuar për rekrutimin e kosovarëve për në Siri.

Imami në Komunën e Mitrovicës, Enis Rama, ishte i dyshuar për rekrutimin e kosovarëve për në luftërat e ISIS-it, në Siri dhe Irak, por për dallim nga imami Shefqet Krasniqi, ndaj Enis Ramës, nuk ishte ngritur aktakuzë.

Ai ka thënë se ai e ka dëshmuar shumë herë dijen e tij për këtë temë, dhe lënien e tij jashtë nuk e sheh të arsyeshme dhe beson se nëse do të ketë seriozitet në këtë nismë, do të ketë rezultate në deredikalizimin kosovarëve që tashmë gjendet në vuajtje të dënimit.