Ministri i Jashtëm i Turqisë :Kritikon SHBA-në për ambasadën në Jerusalemin, al-Kuds

Publikuar në Maj 14, 2018, 11:17 p.m.

Ministri i Jashtëm i Turqisë të shtunën kritikoi vendimin e njëanshëm të Uashingtonit për të lëvizur ambasadën e saj në Jerusalem, al-Kuds.

"Ky vendim i SHBA-ve është i gabuar," tha Mevlut Cavusoglu, duke folur në Stamboll në Forumin për Gazetarët Arabë.

"Ne kemi nevojë për të marrë një qëndrim të përbashkët kundër këtij vendimi të gabuar. Ne po shohim disa ngurrime brenda Lidhjes Arabe kohët e fundit, e cila është një gabim", tha ai.

Dhjetorin e kaluar, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ndezi zemërim ndërkombëtar kur ai e njohu në mënyrë të njëanshme Jeruzalemin, al-Kudsin  si kryeqytetin e Izraelit dhe u zotua të zhvendosë ambasadën e Uashingtonit në qytet. 

SHBA ka ndërmend të zhvendosë zyrtarisht ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, al-Kuds më 14 maj  2018, për të përkuar me 70 vjetorin e krijimit të Izraelit në vitin 1948 - një ngjarje që palestinezët i referohen si "Nakba" ose "Katastrofa".

Mevlut Cavusoglu përsëriti qëndrimin e Turqisë mbi Palestinën, duke thënë se edhe nëse çdo shtet hesht në çështjen e Jeruzalemit "Turqia nuk do të hesht ".

"Turqia do të vazhdojë të mbrojë çështjen e Jerusalemit për palestinezët", shtoi diplomati i lartë.

Jerusalemi, al-Kudsi  mbetet në zemër të konfliktit Palestinë-Izrael, me palestinezët që kërkojnë Jerusalemin Lindor - të pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967 - si kryeqytet i një shteti të pavarur palestinez.



Burimi : Anodolu News Agency