‘Fregada ruse Yaroslav Mudry po ndjek hap pas hapi aeroplanmbajtësin e SHBA-së USS Harry Truman’
U deklarua se fregata ruse Yaroslav Mudry, e pajisur me kompleksin raketor 'Uran', ndoqi hap pas hapi aeroplanmbajtësin e SHBA-së USS Harry Truman që vepron në lindje të Mesdheut.
Sipas televizionit britanik ITV, Yaroslav Mudry dhe USS Harry Truman që u përballën për herë të parë para dy viteve, morën pjesë përsëri në të njejtin sheh në lindje të Mesdheut.
Gazetari i ITV, i cili vizitoi USS Harry Truman, deklaroi se u pa qartë se fregata ruse ndoqi hap pas hapi aeroplanmbajtësin e SHBA-së.
Gazetari i ITV i cili tha se për dallim nga takimi i tensionuar dy vjet më parë, këtë herë nuk është paraqitur ndonjë problem, shtoi se të dy anijet shkëmbyen informacion për të parandaluar incidentet e mundshme të rrezikshme përmes linjave të komunikimit të krijuara gjatë Luftës së Ftohtë.
USS Harry Truman po punon në Mesdhe si një element i operacioneve kundër objektivave të ISIS-it në Siri.
Anija USS Harry Truman hyri në Mesdhe më 19 prill, rreth një javë më vonë, SHBA-ja, Anglia dhe Franca sulmuan Sirinë, me pretendimin se Assad ka përdorur armë kimike kundër popullatës civile në Duma.
U raportua se aeroplanmbajtësi USS Harry Truman mund të qëndrojë në Mesdhe për të parandaluar Rusinë, në vend që të tërhiqet pas periudhes së detyrës së caktuar.
Burimi : Sputnik News