SHBA e ka zhgënjyer Merkelin

Publikuar në Maj 12, 2018, 1:27 a.m.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se Evropa nuk do t'i besojë Shteteve të Bashkuara lidhur me çështjen e fitimit të sigurisë.

Sipas një deklarate të The Spectator Index në Twitter, duke folur në një ceremoni në të cilën presidenti francez Emmanuel Macron mori çmimin Charlemagne, Merkel u kërkoi vendeve evropiane që të marrin kontrollin mbi të ardhmen e tyre, duke u shprehur: “Ka kaluar koha kur SHBA-ja na ka mbrojtur, prandaj Evropa duhet të marrë të ardhmën e vet në duart e veta. Kjo është detyra jonë për të ardhmen.”

Kjo deklaratë e Merkelit erdhi pas presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se SHBA-ja është tërhequr nga programi bërthamor i Iranit. Vendet e Evropës, veçanërisht Gjermania, pranojnë se marrëveshja me Iranin është e rëndësishme për rajonin dhe botën në tërësi dhe thekson se ajo duhet të mbrohet.



Burimi : Sputnik News