SHBA-të ndalën eksportin e avionëve të Boingut dhe Airbusit Iranit

Publikuar në Maj 11, 2018, 1:44 a.m.

Ministria amerikane e financave ka lajmëruar sot se do të tërheq lejet kompanive ajrore Boingut dhe Airbusit për shitjen e avionëve  Iranit. Vendimi është sjell menjëherë pasi që Washingtoni paralajmëroi tërheqjen nga marrëveshja nukleare të cilën Irani dhe grupi”5+1” e kanë nënshkruar në vitin 2015.

“Licencat për Boingun dhe Airbusit do të tërhiqen”, ka deklaruar ministri amerikan i financave Steven Mnuchin.”Sipas marrëveshjes burimore kanë ekzistuar përjashtimet për avionët komercial, pjesët dhe shërbimet, lejet do të tërhiqen”, ka shtuar ai.

Deklarata e ministrit amerikan ka pasuar pasi që presidenti amerikan Donald Trumpi ka publikuar se SHBA-të do të dalin nga marrëveshja nukleare. Trumpi poashtu ka thënë se  do të ripërtërijë sanksionet Iranit dhe ka fut ”ndalesat maksimale ekonomike”  Republikës Islame të Iranit.

The Washington Post shkruan se Boingu dhe Airbusi do të humbin kontrata të vlefshme rreth 40 miliard dollar, me të cilën do të duhej të përtërijnë flotën e vjetruar të avionëve komercial iranian. Këto dy kompani të parat janë paralajmëruar që të ndërpresin punën me Teheranin. Shitja e avionëve ishte njëra ndër kontratat më të kërkuara në bashkëpunimin e ripërtëritur ekonomik me Iranin.

Në dhjetor të vitit 2016 Airbusi ka nënshkruar kontratën për furnizimin e kompanisë iraniane Iran Air me 100 avion udhëtarësh në vlerë prej 19 miliard dollarësh. Gjer tani i ka dërguar tri avion, që janë avionët e parë të cilët Irani i ka blerë gjatë 23 vitesh. Boingu më vonë njashtu ka nënshkruar kontratën me Iran Air me ç’rast do të shiste 80 avion në vlerë prej 17 miliard dollar. Boingu ka premtuar se dërgesat do të  nis në vitin 2017, ndërsa do të përfundojë më 2025.

Kompania ka nënshkruar edhe kontratën e veçantë për shitjen e 30 avionëve më të vogël komercial kompanisë tjetër iraniane Aseman Airlines në vlerë prej 3 miliard dollar, por Boingu akoma nuk ka filluar me dërgesat. Gordon Johndroe, nënpresidenti i Boingut ka deklaruar në kumtesë:” Ne do të këshillohemi me qeverinë amerikane për hapat e ardhshme. Sikurse që kemi vepruar gjatë këtij procesi, do të vazhdojmë të ndjekim udhëheqjen e qeverisë amerikane”.

Kompania Airbus me seli në qytetin francez Tulus, poashtu është e nënshtruar kufizimeve amerikane pasi që më shumë se 10 % ë pjesëve të avionëve të tyre komercial prodhohen në fabrikat amerikane, sikurse që janë United Technologies, Rockwell Collins dhe General Electric.



Burimi : Logično