Mbështetja e SHBA-së ndaj Arabisë në luftën e Jemenit

Publikuar në Maj 7, 2018, 12:47 a.m.

Mediat amerikane zbuluan mbështetjen sekrete të Uashingtonit ndaj Riadit në luftën e Jemenit. Në raportin e publikuar dje nga web faqja e gazetës New York Times, u zbulua se forcat e ushtrisë speciale të SHBA-së, të quajtura Green Beret, kanë ndihmuar fshehurazi Arabinë në luftën e Jemenit.

Gazeta raportoi se megjithëse Amerika u përpoq të qëndronte larg nga lufta e Jemenit, në fund të vitit të kaluar, ‘Green Beret’ e përbërë nga dhjetra persona është dërguar në kufijtë e përbashkët të Arabisë Saudite dhe Jemenit.

Detajet në lajmin në të cilin u raportua se nuk janë zbuluar detajet e operacioneve të Green Beret, janë në kundërshtim me raportet e publikuara nga Pentagoni mbi nivelin e ulët të bashkëpunimit midis koalicionit të Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara.

New York Times njoftoi se sipas raporteve të Pentagonit, mbështetja që ushtria amerikane i dha Arabisë në luftën e Jemenit ishte karburant, inteligjencë dhe logjistikë për avionët, por u zbulua se transferimi i forcave tokësore të SHBA-së në kufijtë e përbashkët të Jemenit dhe Arabisë tregoi se këto ndihma ishin edhe më të mëdha.



Burimi : Rast Haber