Afati befasues, liberalizimi i vizave në fillim të Majit

Publikuar në Maj 3, 2018, 12:52 a.m.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se kanë bërë të gjitha përgatitjet për prezantimin e punës të bëra viteve të fundit.

 Ajo ka thënë se - “Konsideroj se kemi progres në këtë drejtim dhe institucionet ligjzbatuese çdo ditë e më shumë po dëshmojnë pavarësinë e tyre. Unë besoj se ne meritojmë vlerësim pozitiv për përpjekjet tona sa i përket kriterit për liberalizimin e vizave, por lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të vazhdojë edhe pas liberalizimit të vizave”.

Institucionet e Kosovës presin vlerësim pozitiv nga delegacioni vlerësues i BE-së, për liberalizimin e vizave i cili në Kosovë do të jetë në fillim të muajit maj.