Kroacia mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj euro-integruese

Publikuar në Prill 27, 2018, 1:19 a.m.

Sot më 24 Prill 2018, Ramush Haradinaj, në takimin bilateral që zhvilloi  me homologun kroat, Andrej Plenkovic tha se Kosova dhe Kroacia ndajnë vlera të përbashkëta nga e kaluara historike dhe nga e ardhmja evropiane.

“Duke marr për bazë shembullin kroat të  integrimeve, Kosova mund të nxjerrë përvojat më të mira në procesin e integrimeve dhe në këtë frymë ne do të bashkëpunojmë ngushtë me Kroacinë, në përafrimin me familjen evropiane dhe me NATO-n”, tha Kryeministri Haradinaj.

 “Homologut tim, Andrej Plenkovic, i kërkova mbështetjen kroate për zhvillimin ekonomik si dhe për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare të vendit tonë. Kroacia mund të jetë zë i fuqishëm i rajonit”, ka thënë tutje Haradinaj.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, tha se Republika e Kroacisë do të vazhdojë të jetë mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj euro-integruese dhe intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.