Dhjetëra të vrarë nga sulmet ajrore nga Arabia Saudite në ceremoninë e dasmës

Publikuar në Prill 24, 2018, 9:29 p.m.

Një ceremoni martese në Jemen ishte në shënjestër nga sulmet ajrore saudite, ndërsa mbretëria Saudite vazhdon me luftën e saj të pamëshirshme në Jemenin e varfër.

Sipas rrjetit televiziv al-Masirah të Jemenit në gjuhës arabe, të dielën, dhjetëra njerëz u vranë në sulmet ajrore që ndodhën në krahinën Hajjah të Jemenit.

Avionët saudit gjithashtu kryen sulme mbi ambulance  të cilat po përpiqeshin për të transportuar të plagosurit nga sulmi në spitalet lokale, raportoi Press TV.

Paradite, ndihmësi i Ministrit të Jashtëm të Iranit, Muhammed Xhevad   Zarif, tha se Arabia Saudite nuk ka qenë në gjendje t'i përkulë banorët  e Jemenit, madje edhe me përdorimin e "armëve të bukura amerikane".

Agresioni saudit filloi në mars të vitit 2015 në mbështetje të ish-qeverisë miqësore të Jemenit të presidentit A. Mansour Hadi dhe kundër lëvizjes Houthi Ansarullah të Jemenit, i cili po drejton çështje shtetërore në mungesë të një administrate efektive. 

Megjithatë, ofensiva nuk ka arritur asnjë nga qëllimet e saj, pavarësisht shpenzimeve të miliarda petrodollarëve dhe  të aleatëve rajonalë dhe perëndimorë të Arabisë Saudite.

Ministria e të Drejtave të Njeriut e Jemenit  njoftoi në një deklaratë më 25 mars se lufta e udhëhequr nga Sauditët ka lënë 600,000 civilë të vdekur dhe të plagosur që nga marsi i vitit 2015.



Burimi : IQNA