Udhëheqësi i i çështjeve të vizitorëve jo-iranianë njofton: 31 persona e përqafuan Islamin në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait

Publikuar në Prill 10, 2018, 1:39 p.m.

Udhëheqësi i çështjeve të vizitorëve jo-iranianë të Astan Kuds Razavi njoftoi konvertimin e 31 jo-muslimanëve dhe turistëve në vitin 2017.

Sipas Astan News, duke njoftuar këtë lajm, Sejjid Muhammed Xhevad Hashemi Nexhad tha:

"Numri i konvertimeve në Islam në vitin 2013 dhe 2014 ishte 9, kurse në vitin 2015 ky numër arriti në 30".

Ai njoftoi se feja e tyre që përqafuan fenë Islame ishte Krishterimi dhe Budizmi dhe disa të tjerë nuk kishin fe. Ai tha gjithashtu, "Këta turistë ishin nga vende aziatike, evropiane dhe afrikane si Gjermania, Ukraina, Italia, Kina, Filipinet.

Këta njerëz e përqafuan fenë Islame pas studimit të Islamit. Duke vepruar kështu, ata gjithashtu gëzonin konsultimet e ekspertëve fetarë për keqkuptimet e tyre rreth Islamit ".

Ai shtoi: "Këta muslimanë të rinj e pranuan Islamin, si fe, besim, me  dashuri,  me mençuri  në Xhaminë e Imam Rizait (a.s.).

Udhëheqësi i zyrës së Astan Kuds Razavi për vizitorët jo-iranian tha:

"Në fund, zyra u ofroi të gjithëve muslimanëve të rinj dhuratat speciale   duke përfshirë Kur'anin e Shenjtë në gjuhë të ndryshme, nga  një libër mbi kuptimin e Islamit dhe certifikatën e pranimit të fesë Islame.”



Burimi : Astan Quds Razavi