Myftiu libian kritikon shtypjen saudite të dijetarëve myslimanë

Publikuar në Prill 4, 2018, 11:17 p.m.

Mufti i madh i Libisë shprehu keqardhje për shtypjen e dijetarëve muslimanë nga Arabia Saudite.

Në komentet e rralla në një artikull të botuar kohët e fundit, Sadik al-Ghariani përshkroi sundimtarët e Rijadit dhe mbështetësit e tyre si tiranë, raportoi Al Jazeera.

Ai tha se regjimi i Arabisë Saudite burgosë dijetarët dhe Ulemanë  Muslimane dhe madje i burgosë ata në vende të tjera.

Një numër i shtetasve libianë që janë ndër udhëheqësit revolucionarë të vendit janë arrestuar nga Arabia Saudite dhe nuk ka asnjë fjalë për fatin e tyre që nga muaji i shenjtë i Ramazanit (qershor, 2017), tha al-Ghariani.

Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Musliman (IUMS) me qendër në Katar gjithashtu kohët e fundit i ka bërë thirrje Rijadit për të shmangur përfshirjen e dijetarëve në mosmarrëveshjet politike.



Burimi : IQNA