SHBA-të dhe BE-ja i dëbojnë diplomatët rus

Publikuar në Mars 27, 2018, 1:53 a.m.

Presidenti amerikan Donald Trumpi ka urdhëruar të hënën dëbimin e 60 diplomatëve rus nga SHBA-të, ndërsa  kryetari i Këshillit evropian Donald Tusk ka deklaruar se edhe 14 shtete të Bashkimit Evropian kanë vendosur të dëbojnë diplomatët rus. Diplomatët rus po dëbohen nga vendet e Bashkimit Evropian për shkak të rastit të helmimit të ish spiunit të dyfishtë Sergej Skripalit në Britaninë e Madhe. Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka deklaruar se Kroacia do të dëbojë një diplomat rus për shkak të helmimit të spiunit të dyfishtë rus.

“Sot do të sjellim vendimin për shpalljen e një diplomati rus në Kroaci si të padëshiruar”, ka thënë kryeministri kroat në konferencën për shtyp në oborrin e Banit. Ai ka shtuar se Kroacia po solidarizohet me Britaninë e Madhe në kuadër të konkluzave të samitit të rregullt të Këshillit Evropian. Kroacia me këtë ka marrë anën e SHBA-ve dhe 14 shteteve tjera të Bashkimit Evropian në përgjigjen e koordinuar të ndërmarrë.

Krahas Kroacisë, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që kanë konfirmuar vendimin që të dëbojnë diplomatët rus janë edhe Gjermania, Franca, Polonia, Lituania, Çekia, Holanda, Danimarka, Letonia, Estonia, Rumania, Finlanda dhe Suedia. Këto shtetet të hënën, në aksionin e koordinuar kanë dëbuar disa dhjetëra diplomat rus nga shtetet e tyre. Vendimin që të dëbohen diplomatët rus kanë sjell edhe Ukraina dhe SHBA-të, por edhe Kanadaja dhe Shqipëria. Presidenti amerikan poashtu ka urdhëruar që të dëbojnë 60 diplomat rus , si dhe të mbyll konsullatën ruse në Seattle.

Duke u thirrur në zyrtarët e shquar të administratës së Trumpit, në mesin e tyre gjenden edhe 12 spiun për të cilët SHBA-të besojnë se po shfrytëzojnë statusin diplomatik në misionin rus në Kombet e Bashkuara  si mbulesë. Ata cekin se konsullata në Seatle është objekt i shqetësimit të shërbimit të kundërzbulimit, për shkak të afërsisë të kësaj me bazën amerikane detare.

Edhe Kandaja të hënën ka publikuar se do të dëbojë 4 diplomat rus dhe do të ndërpres akreditimin edhe për tre të tjerë, në shenjë solidariteti me Britaninë e Madhe në rastin”Skripal”. Këta katër diplomat janë identifikuar si pjesëtarët e shërbimit sekret apo individët të cilët kanë shfrytëzuar statusin diplomatik që të minojnë sigurinë e Kanadasë dhe përzierjen në demokracinë tonë”, ka cek ministrja e punëve të jashtme të Kanadasë Chrystia Freeland.



Burimi : Al Jazeera