1200 qendra për mësimin përmendësh të Kur’anit në Jordani

  • None
Publikuar në Maj 1, 2014, mesnatë

Ministri e Vakfit dhe Çështjeve Islamike i Jordanit tha se 1200 qendra Kur'anore janë planifikuar të themelohen në  Jordan për të zhvilluar kurse Kur'anore gjatë verës.  


     Hajel Abdul Hafiz Davudi tha se këto qendra do të vendosen në të gjitha krahinat e vendit,  njoftoi  gazeta e përditshme Al-Dastour.  


     Ai shtoi se ata do të mbajnë kurse për mësimin përmendësh të Kur'anit, Texhvidit, këndimin e Kur'anit dhe historitë e pejgambereve, të Dërguarit e Zotit.  


     Sipas zyrtarit, qendrat do të fillojnë programet e tyre Kur'anore dhe kurset me datën 18 qershor 2014.


     Abdul Hafiz Davudi më tej tha se instruktorët e Kur'anit të cilët janë të kualifikuar, të cilët kanë leje, diploma, do të japin mësim, do të zhvillojnë kurse në qendrat Kur'anore.


     Ai vazhdoi duke thënë se kurset kanë për qëllim promovimin e mësimeve të Kur'anit të Shenjtë dhe nxitjen e Kulturës Islame.
     Jordania është një vend me shumicë myslimane në Lindjen e Mesme, ku më shumë se 95 për qind e popullsisë janë pasues të fesë Islame.