Hollandë: Marshimi anti-musliman dështon

  •    Grupi islamofobik ka vendosur 23 kryqa  në sheshin e xhamisë të shtunën
Publikuar në Mars 24, 2018, 8:40 a.m.

Një tubim i organizuar të dielën nga një grup i ekstremit të djathtë, anti-musliman dhe anti-imigrant në Amsterdam, Hollandë,  dështoi meqë nuk kishte interesimin që shpresonte të merrte.

Vetëm 50 vetë morën pjesë në tubim nga një grup pak i njohur, Evropianët Patriot kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA).

Pjesëmarrësit marshuan nën përcjelljen e policisë, duke mbajtur banderola raciste.

Një grup protestuesish kundër veprimtarisë antifashiste (AFA) u përpoqën të bllokonin marshimin, duke rezultuar në arrestimin e tre anëtarëve të tyre, tha policia.

Të shtunën, anëtarët e PEGIDA-s mbollën 23 kryqe në një shesh ku po ndërtohet një xhami.



Burimi : World Bulletin