Shtëpia Botuese “ Fan Noli” përkthen librin e dy figurave të rëndësishme për Kosovarët

Publikuar në Mars 13, 2018, 12:47 a.m.

Shtëpia Botuese “Fan Noli” dhe Engjëllushe Shqarrit përkthyen në shqip librin me një parathënie nga ish-presidenti amerikan, Bill Clinton. Dy figura shumë të rëndësishme për shqiptarët dhe sidomos për ata të Kosovës.

“Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi”. Kështu e titullon librin e saj me “reflektime rreth Amerikës, Zotit dhe ngjarjeve të botës”, Madeleine Albright, një ndër gratë më të fuqishme në botë, ish-sekretare e Shtetit Amerikan.

Në librin në të cilin flitet për luftën e Kosovës, qëllimet djallzore të Millosheviçit, i cili jep një informacion të rendësishem botës. Realitetin e hidhur dhe jo shumë të njohur nga Fuqitë e Mëdha. Përdorimin e  besimit fetar për pushtet personal e fakte shumë me rëndësi për popullin tone.