Sisi dhe Selmani po bëjnë presion mbi Mahmut Abasin

Publikuar në Mars 11, 2018, 11:30 p.m.

Dy burime të afërta me udhëheqjen palestineze kanë konfirmuar portalit izraelit i24News se Arabia Saudite dhe Egjipti po bëjnë presion mbi Mahmud Abasin të pranojë”marrëveshjen e shekullit” me Izraelin. Trashëgimtari i fronit saudit princi Muhamed bin Selmani dhe presidenti egjiptian Sisi, kanë porositur Mahmud Abasin se nuk ka zgjidhje tjetër pos që të pranojë marrëveshjen politike të ashtuquajtur”marrëveshjen e shekullit”.

Me këtë marrëveshje  parashihet që Palestinezët duhet të heqin dorë nga kthimi në atdheun e tyre dhe vendosjen e Jerusalemit lindor për kryeqytetin e tyre. Riadi zyrtar dhe Kairoja kërkojnë nga Abasi të jetë fleksibil në bisedimet me SHBA-të dhe Izraelin duke paralajmëruar Abasin të pranojë marrëveshjen pasi që “kjo është rasti i fundit për paqe”.

Portali izraelit shkruan se Abasi është nënshtruar presionit të fuqishëm që të heq dorë nga insistimi se Jerusalemi lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të ardhshëm palestinez dhe të pranojë si alternativë Abu Disin.  Në këmbim për heqjen dorë të kthimit të refugjatëve palestinez në vatrat e tyre nga të cilat janë depërtuar, ofrohet refugjatëve palestinez në vendet arabe që marrin shtetësinë e plotë në të cilin gjenden vite me radhë si refugjat palestinez. Anëtari i Këshillit ekzekutiv të OÇP-së Ahmet Medgjelani ka deklaruar në televizionin zyrtar palestinez se propozimi i ashtuquajtur”Marrëveshje e shekullit” i është prezantuar Abasit në takimin me trashëgimtarin e fronit saudit, Muhamed bin Selmanin.

Negociuesi palestinez Saab Erekat, më parë ka deklaruar se një nga pikat e marrëveshjes është që kryeqyteti izraelit të jetë Jerusalemi, ndërsa kryeqyteti palestinez Abu Dis, një fshat në periferi të Jerusalemit. Shteti palestinez do të shtrihej në territorin e Gazës, një pjesë të Sinajit, dhe në hapësirat A dhe B të Bregut perëndimor të okupuar. Shteti palestinez në tërësi duhet të jetë i demilitarizuar dhe pa ushtri, vetëm me forcat policore të rendit, vendosja e koordinimit të përbashkët të sigurisë së shtetit palestinez me Egjiptin, Jordaninë dhe SHBA-të,  natyralizimin e të gjithë palestinezëve në Jordani, largimi i të gjithë palestinezëve nga Libani në vendet perëndimore ku do të kishin fituar azil politik.



Burimi : SAFF