Irani dhe Turqia armiqtë kryesor të Arabisë Saudite

Publikuar në Mars 8, 2018, 11:32 a.m.

“Turqia, Irani dhe grupet terroriste janë treshja e të keqes”. Me këto fjalë, princi saudit Muhamed bin Selman ka kufizuar dhe shkurtuar regjistrin e armiqve të Arabisë Saudite dhe Egjiptit, ndërsa rrethimin e Katarit, nga ana e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe i ka përshkruar si “ problem i vogël”. Gjatë takimit me 25 gazetar egjiptian besnik të presidentit egjiptian Sisit, trashëgimtari i fronit saudit princi Muhamed bin Selman, të hënën dy orë ka biseduar për listën e armiqve dhe miqve, si dhe në përpjekjen e tij të ndryshojë pamjen e Arabisë Saudite të cilin e ka has në kohën kur babai i tij mbreti Selman ka ardhur në pushtet në vitin 2015, pasi që ka theksuar se ai dhe gjenerata e tij nuk mund të jetojnë në shtetin e tillë.

Sipas deklaratave të disa pjesëmarrësve, princi saudit ka sulmuar Turqinë dhe Iranin dhe i ka vendos së bashku me grupet terroriste në listën e armiqve të Arabisë Saudite dhe Egjiptit. Gazetarja egjiptiane Lamis Elhadidy ka dedikuar të hënën mbrëma emisionin e saj:”Këtu është kryeqyteti”, në kanalin televiziv”CBC” në të cilin ka folur për këtë takim. Ka marrë edhe mbështetjen edhe të kryeredaktorit të gazetës Al-Shorouk, Imadudin Hyseinit i cili edhe vet ka marr pjesë në një pjesë të emisionit.

Elhadidy ka theksuar se princi Muhamed bin Selman ka thënë se armiqtë kryesor të Arabisë Saudite dhe Egjiptit janë në treshen e përbërë nga Irani, Turqia dhe grupet terroriste, Duke përmendur Turqinë zyrtare, bin Selmani ka thënë se”Erdogani dëshiron të imponojë sistemin e hilafetit, ndërsa Irani duke shfrytëzuar Vëllezërit mysliman dëshiron të eksportojë revolucionin dhe terrorizmin kundër të cilit po luftojmë.

“Elhadidy ka thënë se princi Muhamed bin Selmani kohë të gjatë ka folur për Iranin, duke shtuar se vendi i tij po bllokon regjimin iranian, pasi që Teherani zyrtar ka zgjeruar ndikimin e tij në Lindjen e Afërt, si në Siri, Irak, Jemen dhe Liban. Përkundër kësaj princi Muhamed bin Selmani konsideron se Arabia Saudite ka ndilim të madh në disa shtete arabe, duke përfshirë edhe Irakun.

Dhe sikurse cel Elhadidy, Muhamed bin Selmani ka thënë se ekipi saudit futbollistik kohë më parë ka luajtur me ekipin e Irakut, dhe atë në krahinën shiite në Basra, në të cilën 70.000 irakian e kanë mbajtur flamurin saudit.” Me bllokadën e Iranit, ka cek princi Selman”Arabia Saudite ka arritur edhe një qëllim të dytë të rëndësishëm, e ky ishte anulimi dhe mënjanimi i skenarit luftarak të cilin e ka dëshiruar Irani”.



Burimi : SAFF