Formimi i Ushtrisë së Kosovës u la në harresë përshak të Demarkacionit dhe liberalizimit të vizave

Publikuar në Mars 7, 2018, 1:41 a.m.

Kosovën e presin shumë çështje tjera me rëndësi që duhet të zgjidhen nga krerët e shtetit e to janë çështja e demarkacionit dhe liberalizimi i vizave prandaj Ushtria e Kosovës u la në harresë.  http://ads.botasot.info/ads/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=122&loc=http%3A%2F%2Fbotasot.info%2Fpolitika-lajme%2F846031%2Fdemarkacioni-le-ne-harrese-formimin-e-ushtrise-se-kosoves%2F&referer=http%3A%2F%2Fbotasot.info%2F&cb=64c006621c

Ushtria e Kosovës ka mbetur peng e çështjes së demarkacionit, derisa ka kohë që nuk po përmendet fare, edhe pse kjo qeveri kishte premtuar krijimin e shpejt të saj.

Prandaj politikologët dhe prfessoret akeademik  flasin për këtë se pse Kosova do ta ketë ushtrinë e saj?

Prof. Asc. Dr. Enver Bytyçi në një prononcim për “Bota sot” ka përmendur arsyet për mos ratifikimin e demarkacionit, formimin e ushtrisë e ligjet e tjera.

“Formimi i Ushtrisë së Kosovës, ose më saktë, shndërrimi i FSK-së në ushtri, ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe shumë ligje të tjera që zvarriten, nuk miratohen ose nuk paraqiten për miratim në Kuvendin e Kosovës kanë vetëm një shpjegim: Rolin shumë të madh, madje përcaktues, që Kushtetuta e Kosovës i ka dhënë deputetëve serbë dhe minoritarë”, thekson profesor Bytyçi.

Sipas tij, formimi i ushtrisë mund të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e Listës Serbe dhe me votat e deputetëve të kësaj liste.

Profesor Bytyçi thotë se imponimi i vendimmarrjes dhe ndryshimeve kushtetuese nga ana e serbëve është shkaku kryesor i krizave që përjeton Kosova.

Ndër të tjera, profesor Bytyçi thotë se formimi i ushtrisë dhe ligji për demarkacionin me Malin e Zi nuk kanë një lidhje të drejtpërdrejtë por pjesëmarrja e serbëve në votimin e këtij ligji kushtëzohet me lloj-lloj arsyetimesh, të cilat shkojnë në dëm të shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës.