Veseli : “Ne kemi përcaktim të qartë evropian dhe perëndimor”

Publikuar në Mars 1, 2018, 12:27 a.m.

Sotë në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme për marrëveshjen e Demarkacionit.  Kjo është hera e tretë që do të tentohet që demarkimi i kufirit me Malin e Zi të përfundoj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për seancën e jashtëzakonshme lidhur me  Projektligjin për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Veseli është shprehur i bindur se deputetët do ta ratifikojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

“Ne kemi përcaktim të qartë evropian dhe perëndimor”,

“Ne,do ta votojmë demarkacionin. Është çështje që i hap perspektivë Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Veseli, raporton Gazeta Express.

“Jam shumë i sigurt në reflektimin e krejt kolegëve deputetë, se sa e rëndësishme është dita e nesërme”, ka thënë kreu i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se ratifikimi i Demarkacionit “nuk ka asnjë arsye të shtyhet. Ka mijëra arsye që të kalojë”

Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, beson se votat e nevojshme për kalimin e Demarkacionit do të sigurohen në çastin e fundit.

Ai ka shprehur optimizëm se në momentin e votimit, Projektligji për demarkacionin do të përkrahet edhe nga ndonjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje apo i Listës Serbe.