20.000 kopje të Kur’anit do të shpërndahen në Amerikën Latine

Publikuar në Shk. 18, 2018, 3:21 a.m.

Fondacioni Diyanet i Turqisë (TDV) ka dhuruar gjithsej 20,000 kopje të një përkthimi të Kur’anit në gjuhën spanjolle për shpërndarje në vendet e Amerikës Latine, tha fondacioni në një deklaratë me shkrim  tha më 7 shkurt.

Në deklaratë, Fondacioni Diyanet tha se kopjet e Kur'anit do të shpërndahen mes muslimanëve në Guatemalë, El Salvador, Kolumbi, Haiti, Argjentinë, Kili, Peru, Bolivi, Ekuador dhe Uruguaj si pjesë e fushatës "Kur’ani – Dhurata Ime ". Secila kopje ka një përkthim spanjoll  krahas origjinalit në gjuhën arabe.

Si pjesë e fushatës, e cila u nis për të përmbushur "nevojat e Kur'anit të shumë myslimanëve anembanë botës", më shumë se një milion kopje të Shkrimit të Shenjtë janë shpërndarë deri më tani, sipas deklaratës.

"Projekti vazhdon me mbështetjen e qytetarëve bamirës", tha deklarata.

İlyas Serenli, nënkryetari i bordit të administratorëve të TDV, u citua në deklaratë duke thënë se fushata ishte një përgjigje ndaj kërkesave të shumta nga myslimanët në të gjithë botën.

Serenli tha se deri tani 8,000 kopje të Kur'anit ishin dërguar në Guatemalë, El Salvador, Kolumbi dhe Haiti dhe këto kopje tani po shpërndaheshin në Qendrat Kulturore Islame.

Ai tha gjithashtu se një tjetër dërgesë prej 12,000 kopjesh të Kur’anit të shenjtë do të arrinë së shpejti në Argjentinë, Kili, Peru, Bolivi, Ekuador dhe Uruguaj, duke shtuar se Diyaneti  po punon tani në një përkthim portugez të Librit të Shenjtë, Kur’anit me një grup dijetarësh islamikë portugalishtfolës nga Brazili.

"Projekti shërben si një urë mes myslimanëve."

Fondacioni Diyanet ka organizuar dhe promovuar projekte për përkthimin e Kur’anit në gjuhë të ndryshme dhe deri më tani Libri i Shenjtë , Kur’ani, është përkthyer në 17 gjuhë, duke përfshirë një numër gjuhësh lokale. 



Burimi : Hurriyet Daily News