Antarët e grupit Yorum u vunë në listën e 'terroristëve të kërkuar'

Publikuar në Shk. 16, 2018, 1:16 a.m.

Ministria e Punëve të Brendshme e futi në listën e ‘terroristëve të kërkuar’ edhe anëtarët e grupit muzikor Yorum. Muzikantët u vunë në ‘listën gri’ me pretendimin se janë pjesë e organizatës terroriste DHKP-C dhe për ata që i denoncojnë parashihet shpërblim  prej 300.000 lira.

Antarët e grupit Yorum, Selma dhe İnan Altun si dhe Ali Aracı dhe İbrahim Gökçek, janë vërë në listën e ‘terroristëve të kërkuarve’ të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Është paraparë edhe shpërblim për ata që denoncojnë anëtarët e grupit, emrat e të cilëve janë vendosur në ‘listën gri’.

Ministria e Punëve të Brendshme, ditë më parë e ka përditësuar listën e "terroristëve të kërkuar", dhe ka vendosur shpërblim prej 300 mijë deri 4 milion lira për rreth 900 persona që kërkohen në pesë kategori të ndryshme: kategorin e kuqe, gjelbërt, kaltërt, portokalli dhe kategorin gri.



Burimi : Sputnik News