Përkthehet Kur'ani në gjuhën Kirundi në Burundi

Publikuar në Shk. 13, 2018, 11:57 p.m.

Një shoqatë muslimane burundeze e përktheu Kur'anin e Shenjtë në Kirundi, një nga dy gjuhët zyrtare të Burundit, në Afrikën Lindore.  

Shejh Sadiki Kaxhandi, kryetar  dhe përfaqësues ligjor i Bashkësisë Islame të Burundit (COMIBU), tha:

"Kjo është një ngjarje e madhe për ne, sepse të hënën kemi marrë përkthimin e parë të Kur'anit në gjuhën Kirundi. Ky është përkthimi i parë që kur është përhapur Islami në Burundi ".

Përkthimit është bërë nga Shoqata për Ndihmën e Ndërsjellë dhe Solidaritetin (AMES), një shoqatë muslimane lokale.

Kryesuesi i AMES,  Shejh Abdi  John Habonimana i tha Agjencisë Anadolu  se përkthimi kishte marrë mjaft kohë - gjithsej tetë vjet.

"Falënderojmë të gjithë muslimanët dhe jo-muslimanët, duke përfshirë edhe profesorët e universitetit, të cilët kontribuan në procesin e arritjes së Kur'anit në Kirundi," tha ai.  

Gjuha kirundi është flitet në Burundi dhe gjithashtu në pjesë të Tanzanisë, Republikës Demokratike të Kongos dhe Ugandës.

Komuniteti Islamik përbën 10 për qind të popullsisë së përgjithshme të Burundit prej 11 milionë banorësh.

Muslimanët janë të vendosur kryesisht në zona të tilla urbane si Gitega dhe Rumonge, si dhe kryeqyteti Buxhumbura.

Buxhumbura është  atdheu i një komuniteti të fortë islamik i dominuar nga tregtarë të Afrikës Perëndimore nga Senegali, Niger, Guinea dhe Mali.       Ekziston edhe një komunitet arab.

Sipas historianëve, Islami arriti në Burundi rreth shekullit XIX-të.



Burimi : Anodolu News Agency