Istrumentet me vlerë 10K $ vidhen nga Qendra Ehl ul Bejtit në Ottawa

Publikuar në Shk. 13, 2018, 1:15 a.m.

Katër trumbeta, dy saksafonë, dy tastierë - një Yamaha, një Korg - dhe një grup të plotë daullesh u morën nga një ndërtesë anësore në Qendrën Ehl ul-Bejtit në  rrugën 200, Baribeau rreth ores 5 të hënën, 26 nëntor, duke e lënë grupin me vetëm me daulle.

Një grup muzikor i Qendrës Ehl ul Bejtit  në Ottawa, kryeqyteti i Kanadasë, po mërzitet për  vjedhjen e instrumenteve me vlerë rreth 10,000 dollarë nga ndërtesa e tyre në Vanier.

Grupi muzikor takohen vetëm të dielave, kaloi pothuajse një javë kur  kuptuan se instrumentet ishin vjedhur, tha Muhamed Kerout, kryetar i Grupit Ehl ul-Bejt.

Grupi ka rreth 200 vajza dhe djem, disa të rinj deri në moshën pesë vjeçare, të cilët kanë mësuar të luajnë instrumente të ndryshme për të marrë pjesë në grupe muzikore , tha Muhammed Kerout.

Fëmijët shpesh praktikojnë për orë të tëra, si brenda ndërtesës, ashtu edhe jashtë në ditë të bukura. Ai tha se fëmijët ishin të zhgënjyer kur mësuan se instrumente ishin vjedhur.

Vjedhja erdhi vetëm disa javë para se grupi muzikor duhej të merrnin pjesë në një ngjarje të kulturore  më 21 dhjetor.

Policia dyshon se vjedhësit po përpiqen të shesin instrumentet.

Policia e Otavës tha se nuk ishin në gjendje të merrnin imazhe mbikqyrëse dhe po i bën thirrje publikut të jetë në vëzhgim për këdo që përpiqet të shesë sendet ose në internet ose në ndonjë dyqan.

Shumë prej instrumenteve ishin dhuruar grupit, dhe grupi shpreson të gjejë instrumente të reja së shpejti, në mënyrë që fëmijët të fillojnë të praktikojnë përsëri.

"Është një pengesë e vogël. Është pak zhgënjyese," tha Muhammed Karout.

"Gjithsesi, ne do të fillojmë dhe do të vazhdojmë. 



Burimi : CBC Canada