Djaloshi meksikan e përqafoi Islamin në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait

Publikuar në Shk. 11, 2018, 8:50 p.m.

Djaloshi meksikan e përqafoi  Islamin në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait, në qytetin Mashad të Iranit, pasi tha Fjalën  e Dëshmisë apo Shehadetin.

Sipas Astan News, Aron Teres Kalino e paraqiti kulturën e pasur të Iranit dhe Islamit si arsye kryesore për përqafimin e fesë Islame dhe tha:

"Kam studiuar për gjashtë muaj rresht dhe kam bërë disa takime me muslimanët në mënyrë që unë të mund të rris informacionin tim në këtë zonë dhe të arrijnë në një besim të duhur ".

Duke iu referuar propagandës  të mediave perëndimore rreth Islamit gjatë viteve të fundit, ai tha: "Unë kam qenë plotësisht i vetëdijshëm për këtë propagandë   dhe e njihja kufirin ndërmjet Islamit dhe terrorizmit. E dija gjithashtu dallimin mes mësimeve Islame dhe atyre të feve të tjera në mënyrë të përshtatshme. Prandaj, nuk kisha hezitim apo dyshim në zgjedhjen time dhe nuk i kushtova vëmendje përpërhapjes negative të propagandës në vazhdim ".   

Ky djalosh i ri i cili e përqafoi fenë Islame shtoi: "Islami është një mesazh nga Allahu i cili u është ofruar njerëzimit nga profetët hyjnorë. Kjo fe është e mbushur me mësimet e paqes dhe miqësisë dhe urdhrat e saj janë të gjitha të bazuara në racionalitet ".

Ai gjithashtu tha, "Ka një ndryshim të madh midis Islamit të vërtetë dhe asaj që është përshkruar nga mediat perëndimore".

Ai theksoi: "Kuptimi im për Islamin ishte një fe plot dhunë, terrorizëm dhe ekstremizëm; megjithatë, ajo u ndryshua pas njëfarë kohe studimi. Në të vërtetë kuptova se Islami është feja më e plotë dhe mësimet e së cilës sjellin paqe dhe miqësi ".

Kalino theksoi: "Kam vendosur që njerëzit tjerë të njihen me këtë fe kur të kthehem në vendin tim. Unë dua ta përhap këtë fe dhe të shpreh konceptet dhe mësimet e tij në terma të thjeshtë për të tjerët ".

Aroni, i cili e ka zgjedhur  emrin e ri musliman,  tha: "Si meksikan, jam shumë i lumtur që e përafova fenë Islame në një vend të shenjtë dhe shpirtëror si Irani".  

Vlen të përmendet se në fund të kësaj ceremonie, ju dorëzua  çertifikata që ka përqafuar Islamin dhe disa dhurata kulturore që ju dhanë nga menaxhmenti i zyrës për vizitorët jo-iraniane të Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait .



Burimi : Astan Quds Razavi