Kërcënim nga komandanti amerikan ndaj presidentit Erdogan

Publikuar në Shk. 10, 2018, 2:19 a.m.

Një zyrtar ushtarak amerikan kërcënoi presidentin Erdogan i cili kërkoi tërheqjen e trupave amerikan nga Menbiç.

Sipas lajmit të New York Times, gjenerali Paul Fund i cili së bashku me Komandantin e Operacioneve Speciale, gjeneral Jamie Jarrard, bëri ekzaminime duke shkuar në vijën kufitare me rajonin në kontrollin e ushtrisë turke të Menbic, tha se Turqia do t’i përgjigjet ashpër çdo sulmi ndaj Menbiç.

"Nëse ka një sulm ndaj nesh, ne do të reagojmë në mënyrë agresive dhe do të mbrojmë veten." - tha gjenerali Funk.

Në lajme u vu në dukje se zyrtarët e lartë ushtarakë amerikan për herë të parë shkuan në veri të Sirisë, pas thirrjes së presidentit Erdogan për trupat amerikane për t'u tërhequr nga Menbic.

Kryetari i AKP-së, presidenti Regjep Tajip Erdogan, në takimin e partisë ditën e martë, kërkoi tërheqjen e ushtarëve amerikan nga Menbiç dhe tha: “Pse qëndroni këtu? Shkoni. Kë e sollët atje? PYD-në, YPG-në, PKK-në. Ne do të vijmë në Munbiç për ta dorëzuar tokën te pronarët e saj të vërtetë. Ky është dallimi ynë.”

Komandanti i Forcave Qendrore të SHBA-së, Joseph Votel kishte thënë se nuk kishin një program të tillë si tërheqja nga veriu i Sirisë apo zhvendosja e trupave në Menbiç nëpër pika tjera.

Pas kërkesës së presidentit Erdogan për tërheqjen e trupave amerikane nga Menbiç, Komandanti i Operacioneve Speciale të SHBA-së, gjeneral Jamie Jarrard tha: “Ne jemi krenar për detyrën tonë këtu dhe duam që të gjithë ta dinë këtë", ndërsa gjenerali Paul Funk tha se: “Ne ndihemi rehat kudo në veri të Sirisë. Parandalimi i vazhdimit të ISIS-it është detyra jonë më e rëndësishme lidhur me këtë grup. "

Sipas New York Times, një komandant kurd nën komandën e Shteteve të Bashkuara tha: "Nëse ne jemi terroristë, atëherë, a janë të gjitha vendet në koalicionin ndërkombëtar terroristë? A janë edhe këta ushtarë amerikanë gjithashtu terroristë? "

"Ne kemi bërë takime të përbashkëta me TSK-në dhe YPG-në në Menbiç"

Gjenerali Funk duke specifikuar se Shtetet e Bashkuara në të kaluarën kanë organizuar takime të përbashkëta me zyrtarët ushtarakë turq dhe milicitë kurde në Menbiç, tha se: “Këto takime që bëmë u ndërprenë këtë vit. Sepse Turqia, refuzoi ftesën e Shteteve të Bashkuara për këtë takim."

Duke e ftuar Amerikën që të veprojë së bashku me Turqinë, e jo me me YPG-në, në fjalimin e tij të martën, presidenti Erdogan tha: “Nëse do të bëni diqka në rajon, ejani dhe bëjeni së bashku me Turqinë, me të cilën jeni bashkë në NATO. Natyrisht, disa nga këto qasje në vend mund të jenë të ndryshme. Më falni. Nëse duam të bëhemi një shtet i madh dhe nëse nuk duam të lejojmë që dikush në këtë vend të na dëmtojë, ne do të jemi të vendosur në këtë vend.” Pastaj shtoi se: “Problemi ynë është tërësisht me organizatat terroriste. Dhe këto organizata janë të ditura. Ato janë PYD, YPG, PKK dhe DEAŞ. Amerika thotë se 'kemi pastruar DEAŞ-in'. Nëse e keni pastruar atëherë pse jeni ende këtu? Ju dërgoni 5,000 armë TIR dhe municione me 2000 aeroplanë. Çfarë pune kanë ata në Siri Veriore? Ju lutemi na jepni edhe përgjigjen për këtë pyetje. Nëse thuani se po i dërgojmë me qëllim për të luftuar me DEAŞ-in, ne nuk e besojmë këtë, jemi të ngopur me këto fjalë. Pra, do të thotë se ju keni llogari ndaj Turqisë, Iranit dhe Rusisë.”



Burimi : Yakın Doğu Haber