Profesori francez:Xhamia e Imam Rizait është një nga vendet më të bukura që kam parë

Publikuar në Shk. 9, 2018, 2:27 a.m.

Duke thënë se kjo është vizita e tij e parë në Iran, Profesor Christian Douni tha: "Mashadi është një qytet i bukur dhe jam shumë i lumtur që jam këtu nën pretekstin e pjesëmarrjes në konferencë".

Profesori i Universitetit Francez tha, "Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait  është një nga vendet më të bukura që kam parë ndonjëherë".

Një grup profesorësh universitarë nga Franca, Sllovenia dhe Pakistani morën pjesë në Xhaminë e Shenjtë e Imam Rizait  dhe vizituan Muzeun Antropologjik dhe Muzeun e Qilimave. Ky grup profesorësh  po qëndron në  Mashhad për të marrë pjesë në një Konferencë Shkencore.

Duke thënë se kjo është vizita e tij e parë në Iran, Profesor Christian Douni tha: "Mashad është një qytet i bukur dhe jam shumë i lumtur që jam këtu si  pjesëmarrës në konferencë".

Gjatë  vizitës së tij në Muzeun e Xhamisës të Imam  Rizait, ai tha: "Muzeu i Antropologjisë ishte shumë tërheqës për mua. Gjithashtu, qilimat  në Muzeun e Qilimave të këtij kompleksi të shenjtë ishin shumë unik në aspektin e vjetërsisë dhe cilësisë ".

Dr. Muhammad Nadim, një tjetër anëtar i këtij grupi, vizitoi Xhaminë e  Shenjtë të Imam Rizait dhe tha: "Xhamia e Shenjtë e Imam Rezait (a.s.) është shumë e madhe, tërheqëse  dhe spektakolare".

Duke shprehur lumturinë e tij për praninë në këtë vend shpirtëror, ai tha: "Kjo është vizita ime e parë në qytetin Mashhad dhe jam i lumtur që ky seminar u bë një pretekst për të ardhur në vizitë në Xhaminë e Imam izait (a.s.).”

Duke vënë në dukje se ka shumë xhami në Pakistan sidomos në Islamabad, Profesori i Universitetit të Pakistanit tha, "Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait  është më tërheqëse dhe më e madhe se këto xhami".