Ne besojmë në fitoren e Palestinës/Ose do të qëndrojmë ne, ose Izraeli dhe SHBA

Publikuar në Shk. 5, 2018, 11:40 p.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Zhvendosjes së Sekteve Islamike Botërore; "Ne besojmë se Palestina dhe  populli i shtypur i Palestinës do të triumfojë, sepse rezistenca është gjithmonë e përhershme dhe Izraeli do të shkatërrohet".

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Zhvendosjes së Sekteve Islamike Botërore, Ayetullah Muhsin Eraki, në konferencën "Përkrahje për intifadën palestineze" në Meshhet të Iranit, duke shpjeguar se ka një kontradiktë dhe kundërshtim të madh midis Revolucionit Islamik dhe imperializmit botëror, deklaroi se:

"Ekziston një kundërthënie e madhe midis Revolucionit Islamik dhe imperializmit e frontit tiranik, si simbole të SHBA-së dhe Izraelit. Kundërshtimet dhe kontradiktat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në përcaktimin e asaj që do të ndodhë në të ardhmen. Ose do të qëndrojmë ne, ose Izraeli dhe SHBA.“

Ayetullah Muhsin Eraki vazhdoi fjalimin e tij si më poshtë:

"Identiteti ynë është një identitet islam. Kjo do të thotë që ne nuk pranojmë udhëheqje nga askush përveç Zotit. Identiteti islam është i përhershëm, domethënë, gjithmonë tregon rezistencë dhe fitore. Ata që nuk e njohin mësimin e rezistencës nuk mund ta kenë këtë identitet. Ndonjëherë, hipokritët në mesin e neve, muslimanëve, shpresojnë për humbje të frontit të rezistencës, por ky front do të rezistojë deri sa të arrihet fitorja.”

 Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Zhvendosjes së Sekteve Islamike Botërore, duke thënë se Ku’rani i ka dhënë muslimanëve lajmin e mirë për ditën e pushtimit, tha : “Dita e pushtimit është fronti i rezistencës. Fronti i rezistenës së identitetit islam.

Duke na kujtuar se nuk ka asnjë bazë të përbashkët midis Islamit dhe imperializmit e sistemit tiranik, Ayetullah Eraki tha: “Negociatat ndërmjet dy identiteteve kontradiktore dhe kundërthënëse nuk mund të bëhen sepse identiteti ynë është kundër SHBA-ve dhe Izraelit".

Duke iu referuar faktit që ne duhet të durojmë rrethimin e armikut për të mbrojtur identitetin e Islamit në vazhdimin e shpjegimit të përgjegjësisë së Shoqatës së Zhvendosjes së Sekteve Islamike Botërore, u shpreh se: “Fitorja do të jetë e jona.”

Ayetullah Eraki në deklaratën e vet u shpreh se: “Ne kemi arritur fitore të mëdha gjatë historisë. Revolucioni Islamik është gjithashtu një nga triumfimet e Frontit Islamik. ", dhe e vazhdoi fjalimin e tij si më poshtë:

"Ne besojmë se Plestina dhe  populli i shtypur i Palestinës do të triumfojë, sepse rezistenca është gjithmonë e përhershme dhe Izraeli do të shkatërrohet".

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Zhvendosjes së Sekteve Islamike Botërore, Ayetullah Muhsin Eraki, në fund të konferencës në Meshhet të Iranit, duke theksuar se regjimi izraelit sionist nuk ka një komb, vend dhe pushtet dhe është një organizatë terroriste, tha se muslimanët duhet të mbrojnë vlerat njerëzore dhe për këtë arsye të luftojnë kundër regjimit izraelit dhe ta shkatërrojnë atë.



Burimi : Taqrib News Agency (TNA)