Kritikohet Papa Françesko, në hall kë të mbroj më pare

Publikuar në Jan. 21, 2018, 5:52 a.m.

 Papa Françesko ka shkaktuar zemërim në Kili pasi akuzoi viktimat e një prifti pedofil për shpifje.

Ati i Shenjtë tha se nuk kishte asnjë provë për pretendimet e tyre se abuzimi nga baba Fernando Karadima ishte mbuluar nga një burrë tjetër, peshkopi Juan Barros.

"Nuk ka një provë të vetme kundër tij (peshkopit Barros), është e gjitha shpifje. A është e qartë?" tha Papa.

Një viktimë e Karadimës tha se lutja e mëparshme e Papës si ndjesë ndaj viktimave të abuzimit seksual të klerikut ishte "bosh".

Papa i bëri komentet e tij të enjten para se të mbante meshën jashtë qytetit të Iquique, në Kilin e veriut.

"Ditën që dikush më sjell prova kundër Peshkopit Barros, atëherë do të flas", u tha Papa gazetarëve.