Vrasje me paramendim në Ballkan, as CIA nuk ka mundësi ta zbuloj kurrë

Publikuar në Jan. 20, 2018, 7:49 a.m.

Eksperti i SHBA John Shindler në analizën e tij për “Observer” ka shprehur frikën se vrasësi i Oliver Ivanoviqit nuk do të zbulohet kurrë.

Ai në një analizë të publikuar ka shkruar se vrasja e Ivanoviqit është bërë nga ana e modelit klasik që po përdoret në Evropë, duke shkaktuar probleme në normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, duke bërë të paqartë se si do të vazhdoj dialogu, transmeton Indeksonline.

 “Ivanoviq nuk ishte më i popullarizuar nga serbët, pasi që ishte i gatshëm të negocionte me politikanët serbe në lidhje me statusin e Kosovës. Në fund ai e pranoi realitetin e Kosovës dhe mbi të gjitha drejtin e pakthyeshëm të saj, që gjë shumë në Beograd nuk e pranonin”,  shkruan tutje eksperti Shindler.

“Megjithatë, sot Evropa Juglindore është vendi më e rrezikshëm se sa ishte në vitin 2003. Ndikimi rus në këtë pjesë të Evropës është rritur tepër, veçanërisht në Serbi dhe Bosnje, ndërsa që Rusia mbështet serbët në veri të Kosovës nuk është më sekret”, shkruan tutje “Observer”.o