Hamanei: Armiku është mundur edhe njëherë

Publikuar në Jan. 15, 2018, 12:39 a.m.

Ajetullah Hamanei ka folur edhe në lidhje me tubimet e dendurave të ditëve të fundit të popullit iranian në mbështetje të Revolucionit Islamik është shprehur duke theksuar se “Edhe këtë herë, me gjithë fuqinë e tij i ka thënë SHBA-së, Anglizë dhe atyre që ndodhen në Londër se ‘edhe këtë herë nuk ia dolët dhe sërisht nuk do të keni sukses’.”

Mijëra persona nga pjesë të ndryshme të qytetit të Kumit, të cilët më 9 janar të vitit 1978 si popull u ngritën në protestat kundër regjimit të Shahut janë takuar sot në orët e para të mëngjesit me Udhëheqësin Shpirëror të Revolucionit Islamik, Seid Ali Hamanei.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Seid Ali Hamanei ka mbajtur një fjalim në orët e para të mëngjesit të 9 janarit përpara një grupimi të madh të ardhur nga Kumi që ka pranuar t’i takojë; në fjalim ai ka bërë me dije protestat e popullit iranian më 30 dhjetor (9 dej sipas kalendarit persian) në katër cepet e vendit dhe deri më tani filluan pikërisht në një moment kur filluan edhe lojërat e personave të ndryshëm të rinj në vend. 

Armiku që na sulmon në mënyrë të vazhdueshme nuk di çfarë të bëjë për shkak të rezistencës së popullit

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Seid Ali Hamanei është shprehur se “Revolucioni e ka zhdukur armikun me rrënjë përsa i përket arenës politike, deri më tani armiku po na sulmon në mënyrë të vazhdueshme, megjithatë në çdo rast ka dështuar dhe nuk mund të bëjë asgjë për shkak të rezistencës së popullit.”

Duke qënë se bashkpunuesit me armikun nuk po hiqnin dorë populli doli t’i protestonte

Protestat e 30 dhjetorit të vitit 2017 bashkë me djallëzorinë dhe ngatërresat e tyre filluan nga qytetet e vogla deri tek qytetet më të mëdha të Iranit, duke përfshirë katër anët e vendit filluan të gjitha në një ditë. Më pas, duke parë se askush nuk po i bashkohej thirrjeve të personave të paguarë prej armikut kështu që vazhduan përpjekjet për ditë të tëra.

Ajetullah Hamanei ka theksuar se populli pasi pa që përpjekjet e armikut nuk donin të përfundonin filluan tubimet dhe grupime në qytete të ndryshme të gjithë vendit si në Kum, Ahvaz, Hemedan, Kirmanshah, Meshhed, Shiraz, Isfahan dhe deri në Tebriz duke i treguar gjithë botës se janë tëvetëdijshëm se kjo nuk është një ngjarje e thjeshtë e zakonshme dhe se një gjë e këtillë nuk ishte parë më parë në botë.

Që prej tre janarit, tubimet që kanë filluar në Kum, Ahvaz, Hemedan dhe Kirmanshah kanë vazhduar edhe më tej në datat 5, 6 dhe 7 janar ku i janë bashkëngjitur edhe qytete të tjera si Meshhed, Shiraz, Isfahan dhe deri në Tebriz.

Duhet të bëhet dallimi mes atyre që protestojnë me të drejtë dhe atyre që kryejnë vandalitete

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik ka theksuar faktin se kërkesat e drejta dhe të vërteta të popullit duhet të ndahen dhe të analizohen ndryshe nga veprimet vandalizatore të një grupi të caktuar.

Në vazhdim të fjalimit të tij, Ajetullah Hamanei është shprehur se ka një dallim të madh mes popullit që kërkon të drejta që i përkasin dhe atij grupimi që ofendojnëKur’anin Kerim, Islamin, flamurin e vendit, djegin dhe shkatërrojnë xhamitë dhe se këto dy grupime nuk duhet të ngatërrohen dhe se në vend do të ketë gjithmonë protesta popullore, kërkesa dhe dëshira të popullit dhe disa prej tyre do të kenë gjithnjë ankesa në lidhje me problemet financiare.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik është shprehur se askush nuk është kundër protestave dhe tubimeve popullore dhe theksoi se i duhet dhënë rëndësi kërkesave të tyre duke u shprehur se “Duhet t’i japim rëndësi këtyre kërkesave, të gjithë, përfshirë këtu edhe veten time jemi përgjegjës dhe të gjithë duhet t’i ndjekim këto protesta.” 

Të gjitha veprimet e armikut në 40 vitet e fundit  kanë qënë sulme kundër Revolucionit

Duke prekur ngjarjet e fundit, Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Seid Ali Hamaneiështë shprehur se tëgjitha veprimet e armikut në 40 vitet e fundit  kanë qënë sulme kundër Revolucionit.

Populli me gjithë fuqinë e tij i ka thënë SHBA-së dhe Anglisë se nuk do të mund të keni sukses dhe nuk do të keni sukses

Ajetullah Hamanei ka folur edhe në lidhje me tubimet e dendurave të ditëve të fundit të popullit iranian në mbështetje të Revolucionit Islamik është shprehur  duke theksuar se “Edhe këtë herë, me gjithë fuqinë e tij i ka thënë SHBA-së, Anglizë dhe atyre që ndodhen në Londër se ‘edhe këtë herë nuk ia dolët dhe sërisht nuk do të keni sukses’.”

Ndërkohë ajo që ka bërë armiku gjatë gjithë këtyre 40 viteve ka qënë asgjë më shumë se vënia në jetë e kontratës kundër Revolucionit Islamik. Revolucioni e ka dëbuar me rrënjë armikun nga vendi dhe tashmë ato kërkojnë të shfrytëzojnë çdo rast të mundshëm për të dalë kundër vendit, megjithatë vazhdimisht ka dështuar; arsyeja është pikërisht rezistenca, ky barazh kombëtar që ka krijuar vetë populli. Populli ynë edhe këtë herë i është përgjigjur SHBA-së, Anglisë dhe Londrës se se “edhe këtë herë dështuat, përsëri do të dështoni.”  

Lufta e popullit kundër kundër-popullit, Iranit kundër kundër-Iranit dhe Islamit kundër-Islamit do të vazhdojë

Për më tepër, Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Seid Ali Hamanei ka deklaruar se “Lufta e popullit kundër kundër-popullit, Iranit kundër kundër-Iranit dhe Islamit kundër-Islamit do të vazhdojë edhe më tej siç ka vazhduar deri më tani.

Lëmshin e organizoi Amerika, sionistët dhe Organizata Terroriste e Konsevatorëve dhe e financoi Gjiri

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, i cili ka theksuar se ngjarjet e fundit që kanë ndodhur brenda vendit kanë qënë të organizuara dhe pala organizatore kanë qënë kanë qënë pala treshe mes amerikanëve, sionistëve dhe antarëve të organizatës  terroriste dhe vrasësve të njerëzve Konservatorëve* si dhe ka shtuar se një ndër shtetet e gjirit persik ka qënë finansuese e këtyre organizimeve.

Populli u largua nga rradhët e atyre që organizonin këto trazira

Në vazhdim të fjalimit të tij, Ajetullah Hamanei, duke theksuar në mënyrë të veçantë rolin e popullit në këto ngjarje është shprehur se një numër jo shumë i madh njerëzish ishin grupuar dhe se populli menjëherë sapo e kuptoi qëllimin e këtyre sloganeve u veçua prej tyre.

Të pamendët që nga njëra anë hidhnin slloganet ‘sakrifikohem për Iranin’, nga ana tjetër dogjën flamurin iranian.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, i cili ka folur edhe në lidhje me slloganet kundër Iranit është shprehur se “këta që nga njëra anë hidhnin slloganet ‘sakrifikohem për Iranin’, nga ana tjetër hodhën në zjarr flamurin iranian! Këta të pamendtë a nuk e kishin kuptuar se këto dy veprime bien në kundërshtim me njëra-tjetrën.”

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik i cili ka përkujtuar se ushtarët e Hizbullahut dhe të rinjtë revolucionarë ke gjoksin para kanë mbrojtur në mënyrë të shenjtë gjatë viteve me rradhë vendin kundër armiqve të Iranit duke dhënë 300 mijë dëshmorë dhe ka ngritur pyetjen këta që ngrenë slloganet “sakrifikohem për Iranin” kur kanë bërë ndonjëherë ndonjë sakrificë. 

Amerika është armike e gjithë Iranit Islamik

Ajetullah Hamanei i cili ka folur në lidhje me armiqësinë e SHBA-së kundër popullit iranian është shprehur se SHBA-ja është e irrituar jo vetëm me atë personalisht por po ashtu edhe me popullin iranian dhe qeverinë e Iranit sepse populli e ka mundur kundër kësaj lëvizjeje të madhe që ka ndërmarrë, se ka kuptuar se qeveria i përket popullit iranian dhe se kjo qeveri mbështetet tek populli i tij dhe për këtë arsye nuk ka asnjë arsye për t’u friksuar.

Shteti iranian ka lindur nga populli dhe sistemi islamik po qëndron pa u lëkundur duke u mbështetur tek ky popull

Pavarësisht rezistencës që ka treguar populli ynë, armiqtë e kanë ende të vështirë që ta njohin popullin tonë dhe nuk janë në dijeni të këtij besimi dhe trimërie kombëtare. Thonë se qeveria iraniane trembet nga populli!Shteti iranian ka lindur nga populli dhe sistemi islamik po qëndron pa u lëkundur duke u mbështetur tek ky popull

Ashtu siç e kemi përzënë nga Irani, do ta përzemë Amerikën përsëri nga i gjithë rajoni

Ka edhe prej atyre që pretendojnë se Irani ka frikë nga SHBA-ja; si përgjigje dua të them se nëse vërtetë do të friksoheshim prej jush si ka mundësi që në vitet 70 iu përzumë nga vendi dhe në vazhdim po vijojmë më tej për t’ju përzënë nga i gjithë rajoni.

Më 28 dhjetor të vitit, protestuesit që filluan nga disa pika të ndryshme të Iranit duke vazhhduar për disa ditë, duke hedhur sllogane të ndryshme kanë protestuar disa nga organizmat financiarë që nuk deklarojnë të ardhurat, nivelit e larta të jetesës dhe disa nga pikat e dobëta të qeverisë. Megjithatë, disa përfitues anarkistë i këthyen disa nga këto protesta në trazira dhe madje dëmtuan edhe pronat publike. 

----------------------------------------------------------------------------------------------------

* Terroriste e e Muxhahedinëve të Popullit



Burimi : İntizar.web