15000 kopje të Kur'anit dhururohen në Xhibuti

Publikuar në Jan. 14, 2018, 11:58 p.m.

Shoqata Botërore e Rinisë Muslimane dhuroi 15000 kopje të Kur'anit të Shenjtë në Ministrinë e Arsimit të Xhibutit në një ceremoni.

Sipas wanty1.com, në program ishin të pranishëm anëtarë të rangut të lartë të ministrisë dhe këshilltarët e saj në fushën kulturore dhe të artit.

Drejtori i Seksionit të Edukimit Lokal të Xhibutit falënderoi shoqatën dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për të përmirësuar arsimin në këtë shtet  afrikan.

Ai tha se kopjet e Kur'anit do të shpërndahen mes studentëve në pjesë të ndryshme të vendit.

Drejtori i shoqatës theksoi gjithashtu nevojën për rritjen e marrëdhënieve midis shoqatës dhe ministrisë, duke shtuar se krijimi i "Qendrës për Arsim dhe Zhvillim" i lidhur me shoqatën, ka ofruar mundësi për një bashkëpunim më efektiv në fushat arsimore në Xhibuti.

Qendra ka organizuar kurse të ndryshme arsimore në teknologji, elektronikë, menaxhim, miniera etj.

Xhibuti është një shtet në Bririn e Afrikës ku flitet më së shumti frengjisht dhe arabisht. Është një vend me shumicë muslimane. Islami është feja e 94 për qind e popullsisë të Xhibutit i cili ka rreth një milion banorë.



Burimi : IQNA