Lindja e Imam Mehdiut (p.m.t.) Në Burimet e Ehli Sunnetit

Publikuar në Jan. 14, 2018, 1:30 a.m.

Lindja dhe jeta e Imam Mehdiut (p.m.t.) nuk është vetëm një besim që i përket shiitëve. Një pikë shumë e rëndësishme mbështetjeje, për argumentimin e ardhjes së tij në këtë botë, është shqyrtimi i çështjes së lindjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), në burimet e Ehli Sunnetit dhe prania e haditheve, të cilat pranojnë lindjen e tij, në këndvështrimin e Ehli Sunnetit.

Besimi në shfaqjen e një shpëtimtari në kohën e fundit nuk i përket vetëm shiitëve. Nuk ka rëndësi nëse një fe është fe e Ibrahimit (p.m.t.) ose nuk është, sepse të tëra fetë pajtohen në këtë pikë krahas shumëllojshmërisë së mendimit, në lidhje me mënyrën e jetësimit të këtij premtimi: Një njeri i cili do të dërgohet nga ana e Allahut në kohën e fundit do të mbushë të tërë universin me drejtësi. Të tërë muslimanët bartin një besim të përbashkët mbi çështjen se Imam Mehdiu (p.m.t.), do të jetë njëri nga djemtë e farefisit të të dërguarit (p.q.m.t.) dhe në veçanti ai i Imam Husejnit (p.m.t.). Por në njërën anë ndërsa shumica e Ehli Sunnetit, janë në pritje të lindjes së të nderuarit në kohën e fundit, në anën tjetër shiitët duke u mbështetur në dëshmitë logjike dhe fetare, besojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.), është i biri i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.), ka ardhur në këtë botë në vitin 250 të mërgimit islam dhe se është gjallë dhe duke jetuar në gjirin e njerëzve në këtë çast, me lejen dhe vullnetin e Allahut. Si rrjedhojë edhe i nderuari Hidri (p.m.t.) së bashku me Mesihun Isa (p.m.t.) sipas Islamit janë të gjallë dhe se në kohën e fundit që të dy do të vrapojnë që të ndihmojnë Imam Mehdiun (p.m.t.). Qenia i gjallë për një kohë kaq të gjatë e të nderuarit nuk bie ndesh as me arsyen dhe as me shkencën; përkundrazi në Kur’an dhe Sunnet gjenden shumë argumente të cilat shfaqin se kjo është e mundur.

Qendra e Kërkimit Mbi Dyshimet dhe Dhënien Përgjigje të Oazit të Dijes së Kumit, është munduar në shqyrtimin dhe dhënien përgjigje, të njërës nga dyshimet që janë përmendur, që ka të bëjë me lindjen dhe jetën e Imam Mehdiut (p.m.t.), nga ana e disa qarqeve të Ehli Sunnetit.

Dyshimi i Përmbledhur

Në këndvështrimin historik nuk është e prerë çështja, nëse Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), ka sjellur në këtë botë një djalë me emrin Mehdi, sepse burimet e pranuara në optikën e Ehli Sunnetit, nuk e vërtetojnë ardhjen në këtë botë të një djali, i cili është në zotërim të këtyre cilësive.E thënë më hapur asnjë argument historik, në përputhje me kriteret dhe i pranuar, nuk dëshmon për lindjen dhe jetesën në mesin tonë të Imam Mehdiut (p.m.t.), duke patur parasysh vërtetimin e haditheve historike të Ehli Sunnetit. Si rrjedhojë udha e argumentimit të pranisë dhe qenies së gjallë të një njeriu i cili zotëron këto cilësi është plotësisht e mbyllur në këndvështrimin e Ehli Sunnetit.

Përgjigja e Përmbledhur

Lindja dhe jeta e Imam Mehdiut (p.m.t.) nuk është vetëm një besim që i përket shiitëve. Një pikë shumë e rëndësishme mbështetjeje, për argumentimin e ardhjes së tij në këtë botë, është shqyrtimi i çështjes së lindjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), në burimet e Ehli Sunnetit dhe prania e haditheve, të cilat pranojnë lindjen e tij, në këndvështrimin e Ehli Sunnetit. Në shtesë dëshmitë e sjellura, nga dijetarët e farefisit dhe trungut farefisnor së dijetarëve të Ehli Sunnetit, që kanë të bëjnë me lindjen e Imam Mehdiut (p.m.t.) brenda Ehli Sunnetit, janë nga argumentet e qarta për ata të cilët besojnë se i nderuari është lindur dhe është duke jetuar në mesin gjirin tonë. Për më tepër hadithet të cilat bëjnë fjalë për dëshminë dhe vëzhgimin pas lindjes së Imam Mehdiut (p.m.t.) dhe në epokën e fshehjes i mbështesin argumentet e lartpërmendura.

Parathënie

Çështja e lindjes dhe jetesës së Imam Mehdiut (p.m.t.) është njëra nga çështjet më të rëndësishme dhe më themelore e cila vjen në rend të ditës brenda kornizës së “imametu’l-hassasi” (pjesa e cila merret me shtjellimin se kush është imami dhe jo domosdoshmërinë e pranisë së udhëheqjes në kuptimin e përgjithshëm në apologjetikën shiite). Përkundër mendimit të bërë të njohur në disa qarqe, të cilat përpiqen të përhapin fjalë, se besimi në lindjen dhe jetën e Imam Mehdiut (p.m.t.) i përket vetëm shiitëve, shihet shumë qartë prania e atyre që besojnë, në mesin e ndarjeve dhe doktrinave të tjera islame dhe veçanërisht të atyre në mesin e Ehli Sunnetit. Citojmë se gjenden një mori dëshmish në burimet e Ehli Sunnetit të cilat tregojnë se i nderuari është lindur dhe është duke jetuar. Në këtë punim tonin ne duke u mbështetur në burimet historike dhe hadithet e Ehli Sunnetit do të orvatemi që të argumentojmë se imami i dymbëdhjetë Huxhxhet Ibn Hasan Ushtari (p.m.t.) është lindur dhe është duke jetuar.

Lindja e Imam Mehdiut (p.m.t.) në Burimet e Ehli Sunnetit

Themi se lindja e imamit të dymbëdhjetë, ishte bërë i ditur në mënyrë të gjërë, madje kjo gjendje është pasqyruar në burimet e shkruara në të cilën lindi i nderuari, ose në epokat e afërta historike me të. Sigurisht se disa nga nga dijetarët sunnitë kanë patur një qasje qortuese ndaj kësaj çështjeje dhe janë munduar që ta mohojnë tërësisht. Megjithatë interesimi i shfaqur mbi këtë çështje është argument në vete i cili argumenton besimin e vërtetë që kanë shiitët mbi çështjen e sipërcituar. Në veprën e tij me titull: “Muruxhu’dh-Dhehebi” (Autoritetet e Arit), Imam Mesudiu (viti i vdekjes 34 i mërgimit islam) i cili ka jetuar në epokën e fshehjes së vogël ka shkruar ështu mbi këtë çështje: “Ebu Muhammed Hasan Ibn Ali Ibn Muhammed Ibn Ali Ibn Musa Ibn Xhafer Ibn Muhammed Ibn Ali Ibn Husejn Ibn Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), ka ndërruar jetë në vitin 260 (të mërgimit islam), në epokën e udhëheqjes së Mutemedit kur ai ishte 29 vjeç. Sipas besimit të prerë dhe të padiskutueshëm të shiitëve imamitë, të cilët përbëjnë shumicën e shiitëve (doktrinës shiite të dymbëdhjetë imamëve), ai është i ati i Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.) dhe i imamit të dymbëdhjetë”. (1)

Ndërsa Ebu Hasan Eshariu (themeluesi i doktrinës esharite), i cili ka jetuar në epokën e fshehjes së vogël dhe që ka ndërruar jetë në vitin 330 të mërgimit islam, pra një vit pas plotësimit të kësaj epoke, ka kumtuar kështu për sa ka të bëjë, me besimin e shiitëve i lidhur me lindjen dhe jetën e Imam Mehdiut (p.m.t.): “Ndarja e parë e tyre (rafiditëve) është doktrina kati’jje. Shkaku i emërtimit të tyre si kati’jje rrjedh si pasojë e besimit të tyre të prerë rreth vdekjes së Musa Ibn Xhaferit. Këta përbëjnë shumicën e shiitëve. Sipas tyre i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pas tij kishte lajmëruar në mënyrë të hapur, udhëheqjen e e Ali Ibn Ebi Talibit, ndërsa Aliu kishte lajmëruar të birin e tij Hasan Ibn Aliun në postin e udhëheqjes. Më pas Hasan Ibn Aliu kishte lajmëruar udhëheqjen e vëllait të tij Husejn Ibn Aliut; ky i fundit kishte lajmëruar udhëheqjen e të birit të tij Ali Ibn Husejnit; Ali Ibn Husejni kishte lajmëruar udhëheqjen e të birit të tij Muhammed Ibn Aliut; ky i fundit kishte lajmëruar udhëheqjen e birit të tij Xhafer Ibn Muhammedit; ky i fundit kishte lajmëruar udhëheqjen e Musa Ibn Xhaferit; Musa Ibn Xhaferi kishte lajmëruar udhëheqjen e Ali Ibn Musait; ky i fundit kishte lajmëruar udhëheqjen e të biritMuhammed Ibn Aliut; ky i fundit kishte lajmëruar udhëheqjen e Ali Ibn Muhammedit; ky i fundit kishte lajmëruar udhëheqjen e Hasan Ibn Aliut në mënyrë të hapur.Sipas besimit të shiitëve imamitë, Hasan Ibn Aliu ka patur një djalë me emrin “Mehdi” dhe ai ua ka lajmëruar udhëheqjen e tij shiitëve. Sërish sipas besimit të shiitëve, Mehdiu është fshehur dhe ata janë në pritje të shfaqjes së tij. Rishtas sipas aludimeve të tyre, ai do të shfaqet një ditë dhe do ta mbushë botën me drejtësi dhe sundim të drejtë, pasi kjo e fundit do të jetë e mbushur me dhunë dhe padrejtësi”. (2)

Përsërisim se Ebu Hasan Eshariu ka ndërruar jetë në vitin 330 të mërgimit islam. Në këtë gjendje është mëse e natyrshme që ai duhet ta këtë shkruar veprën e tij me titull: “Makalatu’l-Islamijjini” (Artikujt Islamë), në epokën e fshehjes së vogël, ose me fjalë të tjera përpara vitit 329. Shpjegimi i tij i besimit të shiitëve të dymbëdhjetë imamëve dhe përmendja e tij e dymbëdhjetë imamëve tregon këtë: “Besimi i shiitëve mbi imamët edhe mbi lindjen dhe jetesën e imamit të fundit, pra përkatësisht të Imam Mehdiut (p.m.t.), ishte i njohur deri në atë masë në gjirin e shiitëve, sa edhe kundërshtarët e tyre kishin qenë në zotërim të diturisë së plotë të kësaj çështjeje”.

Ibn Hazm Endulusiu i cili ka jetuar në fund të shekullit të katërt dhe në fillim të shekullit të pestë të mërgimit islam, pra afër kohës së epokën e fshehjes së vogël, kur ka qenë duke trajtuar çështjen e trungut familjar dhe djemve të Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.), ndonëse ka këmbëngulur duke aluduar se i nderuari nuk ka patur djalë, ai sërish ka dëshmuar besimin e përhapur në mesin e shiitëve në atë epokë, në lidhje me lindjen e imamit të fundit duke u shprehur kështu: “Imam Hasani: Ai ishte imami i fundit i rafiditëve i cili nuk ka lënë pas vetes as trung familjar dhe as djalë. Megjithatë rafiditë aludojnë se ai ka patur një robëreshë me emrin Thajkal e cila pas vdekjes së tij i ka sjellur të birin  tij në këtë botë. Megjithatë kyaludim është një gënjeshtër dhe ka patur shumë thashetheme në lidhje me këtë çështje”. (3)

Qëllimi ynë këtu me bërjen të ditur, të besimit të lindjes dhe jetesës së imamit të fundit në epokën e fshehjes së vogël, është që të shpalosim të vërtetën, se by besim ka qenë i pranuar në mesin e shiitëve dhe se ky besim nuk është krijuar pas kësaj epoke nga ana e shiitëve. Në lidhje me këtë të vërtetë shprehim, se mbi këtë të fundit ishte arritur pajtimi, në këndvështrimin e shiitëve imamitë të asaj epoke, madje kjo është pasqyruar dhe në veprat e degëve kundërshtare. Natyrisht se shkrimtarët e mësipërm, nuk janë sjellur në mënyrë të drejtë, kur kanë hetuar këtë të vërtetë e cila është e qartë si drita e Diellit.

Pranimi i Haditheve në Lidhje me Lindjen e Imamit në Këndvështrimin e Ehli Sunnetit

Shumë dijetarë syçelë ndaj të vërtetës në radhët e Ehli Sunnetit, duke u mbështetur në argumentet e pranuara, që kanë të bëjnë më lindjen dhe jetesën e imamit të fundit të shiitëve, e kanë mbrojtur vërtetësinë e kësaj ngjarjeje. Një pjesë brenda këtyre dijetarëve, ndonëse nuk ndajnë besimin mbi jetëgjatësinë e të nderuarit dhe qenies së tij të gjallë, ata de facto kanë pranuar hadithet që flasin për lindjen e tij. (4) Sipas një hulumtuesi numri i këtyre dijetarëve arrin në 68. (5)

Një historian i madh si autori i veprës me titull: “Kamil fi’t-Tarihi” (Plotësuesi i Historisë) Ibn Ethiri duke u mbështetur në burimet e pranuara në fjalë të asaj epoke, e shikon lindjen e Imam Mehdiut (p.m.t.), si një të vërtetë të padiskutueshme në këndvështrimin historik dhe ndërsa ka shpjeguar figurën e Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.) ka përdorur në mënyrë të qartë thënien “Ai është i ati i Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.)”. (6) Për më tepër kur ka sqaruar ngjarjen e ndalimit të Shelmeganit ai u ka dhënë vend përdorimit të thënieve: “Shiitët imamitë e emërtonin Ebu Kasim Husejn Ibn Ruhun si “Kreu i Imam Mehdiut”.

Më pas ai ka shtuar kështu:“Sipas disave ai bartte vetëm aludimin e të qenit “kreu” i pritjes së imamit”.(7)

Dijetari bashkëkohor sunnit Amidiu, duke cituar thëniet e dijetarëve të Ehli Sunnetit, të cilat vërtetojnë ngjarjen e lindjes së Imam Mehdiut (p.m.t.) ka shkruar: “Një pjesë që meriton të nderohet brenda rreshtave të Ehli Sunnetit ka mbajtur shënim rrëfimet e dijetarëve të tyre. Këto përsëritje kanë ardhur duke u shtuar me njëra-tjetrën me kalimin e shekujve të njëpasnjëshëm. Deri në atë masë sarrëfyesi pasardhës ka ndarë të njëjtin shekull me paraardhësin e tij dhe zinxhiri i këtyre rrëfimeve ka zënë fill që në epokën e fshehjes së vogël dhe ka ardhur deri nëditët tona”. (8)

Nënvizojmë se gjendet një numër tej mase i madh i dijetarëve të Ehli Sunnetit të cilët kanë pranuar lindjen e Imam Mehdiut (p.m.t.). Ne këtu do të mjaftohemi me bërjen të njohur vetëm të emrit të disave: “Ibn Halikani (v.v. 681 m.i.); Imam Dhehebiu (v.v. 748 m.i.), në veprat e tij me titull: “Iber” (Shembulli), “Tarihu’d-Dueli’l-Islami” (Historia e Shteteve Islame) dhe “Sijeru’l-A’lami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Shquar); Ibn Uerdiu (v.v. 749 m.i.); Ahmed Ibn Haxher Hejtemi Shafiiu (v.v. 974 m.i.); Shebraui Shafiiu (v.v. 1171 m.i.); Mumin Ibn Hasan Sheblenxhiu (v.v. 1378 m.i.) dhe Hajruddin Dherkeliu (v.v. 1396 m.i.)”. (9)

Këto emra përbëjnë vetëm disa nga emrat e dijetarëve që kanë miratuar vërtetësinë e haditheve të cilat flasin për lindjen e imamit të fundit. Për të përfituar njohuri më të gjëra rreth kësaj çështjeje mund t’i drejtoheni veprave të përpiluara në këtë fushë. (10)

Imam Mehdiu (p.m.t) Është i Biri i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.)

Një pjesë e madhe e dijetarëve të Ehli Sunnetit, krahas miratimit të vërtetësisë së haditheve, që kanë të bëjnë me lindjen e Imam Mehdiut (p.m.t.), kanë shprehur me një gjuhë shumë të qartë edhe të vërtetën se i nderuari është i biri i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.). (11) Sipas besimit të kësaj pjese të dijetarëve Imam Mehdiu (p.m.t.), i cili është përgëzuar me shfaqjen në kohën e fundit, nuk është tjetër vetëm se imami i dymbëdhjetë i shiitëve i Ehli Bejtit, ose më saktësisht Muhammed Ibn Hasan Ushtari (p.m.t.).

Këtu do t’i ilustrojmë këto thënie me disa shembuj: “Kemaluddin Muhammed Ibn Talha Shafiiu (v.v. 652 m.i.) ka shkruar kështu mbi këtë çështje: “Ebu Kasim Muhammed Ibn Hasan Has Ibn Ali Muteuekkil Ibn Kani’Ibn Ali RidaIbn Musa Kadhim Ibn Xhaferi Sadik Ibn Muhammed Bakir Ibn Ali Zejnulabdiddin Ibn Husejn Dheki Ibn Ali Murteda Prijësi i Besimtarëve Ali Ibn Ebi Talibi (paqja dhe përshëndetja e Allahut qoftë mbi të) është Mehdiu, “Huxhxheti” (Argumenti), “Halefu’s-Salihi” (Pasardhësi i Mirë) dhe “Muntadhari” (i Prituri) pra Imami i Pritur.

Më tej ai ka recituar këtë me gjuhën e poezisë:

Ja pra pikërisht këtë pasardhës / brez të ri dhe Argument e ka fuqizuar vetë Allahu.

Ja pra kjo është udha e shumë e qartë së cilës Allahu i ka dhuruar virtytet morale. (12)

Ndërsa Thibt Ibn Xheuziu (v.v. 654 m.i.) ka pohuar kështu:“Ai është Muhammed Ibn Hasan Ibn Ali Ibn Muhammed Ibn Ali Rida Ibn Musa Ibn Xhafer Ibn Muhammed Ibn Ali Ibn Husejn Ibn Ali Ibn Ebi Talibi. Nofka e tij është Ebu Abdullahu dhe Ebu Kasimi. Ja pra ai është “Halefu’s-Salihi” (Pasardhësi i Mirë),“Huxhxheti” (Argumenti), “Sahibu’z-Zamani” (Zotëriu i Kohës), “Kaim” (I Përjetshmi), “Muntadhari” (I Prituri) dhe ai është imami dhe i nderuari i fundit”. (13)

Në kreun e dymbëdhjetë të veprës së tij me titull: “Fusulu’l-Muhimme” (Krerët e Rëndësishëm), Ibn Sabbag Malikiu (v.v. 855 m.i.) ka përdorur këtë thënie: “Mbi Ebu Kasimin dhe “Halefu’s-Salihin” (Pasardhësin e Mirë), Ibn Ebi Muhammed “Hasanu’l-Hassa” (Hasanin e Veçantë) dhe Dymbëdhjetë Imamët)” (14) Ky shkrimtar në këtë krye duke u mbështetur në fjalët e Genxhi Shafiiut (një dijetar sunnit i vrarë në vitin 658 i mërgimit islam) është shprehur në këtë mënyrë: “Libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit, dëshmojnë për jetesën e Imam Mehdiut (p.m.t.), që nga dita e parë e epokës së fshehjes së parë dhe vijimin e saj deri në ditët e sotme, si dhe nuk ka asnjë shkak që të pengojë, zgjatjen në këtë mënyrë të jetëgjatësisë së të nderuarit. Si rrjedhojë theksoj se asgjë nuk ka penguar zgjatjen e jetëgjatësisë së jetëve të Mesihut Isa (p.m.t.), kujdestarëve të Allahut, Hidrit (p.m.t.), Iljasit (p.m.t.) si dhe armiqve të Allahut, Dexhxhalit dhe shejtanit të mallkuar”. (15)

Më tej duke u nisur nga Libri dhe Sunneti ai e ka dëshmuar këtë aludim. Brenda kësaj kornize ai ka shtjelluar çështje të ngjashme si lindja e Imam Mehdiut (p.m.t.), dëshmitë e udhëheqjes së tij, shpjegimin e disa haditheve dhe rrëfimeve në lidhje me qëndrimin të fshehtë të të nderuarit, kohëzgjatjen e proçesit të themelimit të qeverisë së të të nderuarit, trungut familjar dhe nofkës së të nderuarit. (16)

Pohojmë se numri i dijetarëve të Ehli Sunnetit të cilët besojnë në të vërtetën e lindjes së Imam Mehdiut (p.m.t.) dhe të qenies së tij i biri i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.) është shumë i madh. Krahas kësaj themi se është për të ardhur keq se në këto raste këto thënie të qarta që kanë zënë vend në këto vepra janë hequr nga botimet e fundit. Fjala vjen sipas disa studiuesve kjo çështje, ndonëse është shprehur në mënyrë të qartë, në kreun 366 të veprës me titull: “Futuhatu’l-Mekkijje”(Çlirimet e Mekkës), e Ibn Arabiut (v.v. 638 m.i.) fatkeqësisht ky krye është hequr më vonë. Pavarësisht kësaj shtojmë se disa burime të veprave janë hetuar duke u mbështetur pikërisht në veprën e lartpërmendur. (17)

Nëse do të përmendim këtu emrat e disa dijetarëve të Ehli Sunnetit sqarojmë se janë Sulejman Ibn Ibrahimi (v.v. 1270 m.i.), ose siç njihet ndryshe Kunduzi Hanefiu; Ahmed Ibn Jusuf Ebi Abbas Fermani Hanefiu (v.v. 1019 m.i.); historiani sirian Shemsuddin Muhammed Ibn Tulun Hanefiu (v.v. 953 m.i.) Fadl Ibn Ruzbehani (v.v. 909 m.i.); Muhammed Ibn Jusuf Ebi Abdilah Genxhi Shafiiu (i cili është vrarë në vitin 658 të mërgimit islam)... (18)

Theksimi i Lindjes së Imam Mehdiut (p.m.t.) me Anën e Dijetarëve të Trungut / Farefisit

Nuk ka dyshim se në krye të argumentave, që kanë të bëjnë me lindjen e Imam Mehdiut (p.m.t.), vijnë dëshmitë e dijetarëve dhe specialistëve të trungut / farefisit mbi këtë ngjarje. Shprehemi kështu sepse dijetarët e specializuar, në fushën e trungut farefisnor, mund të japin përcaktime më të sakta se cilido tjetër. Ne këtu më poshtë mund të përmendim emrat e dijetarëve të trungut farefisnor, të cilët janë bërë të njohur me specializimet e tyre në drejtim të kësaj diturie.

Sehl Ibn Daud Ibn Sulejman Buhariu i cili ka jetuar në epokën e fshehjes së vogël. (19)

Sejjid Umeri i cili është një dijetar i shquar i trungut farefisnor që ka jetuar në shekullin e pestë të mërgimit islam. (20)

Fahr Radi Shafiiu i cili është njëri nga dijetarët e trungut farefisnor që ka jetuar në shekullin e pestë të mërgimit islam. (21)

Meruediu i cili është njëri nga dijetarët e trungut farefisnor që ka jetuar në shekullin e gjashtë të mërgimit islam. (22)

Xhemaluddin Ahmedi i cili është një dijetar i spikatur me nofkën Ibn Inebe. (23)

Kumtojmë se mund të bëhet fjalë edhe për dhjetra dijetarë të tjerë të fushës trungut farefisnor. (24)

Dijetari i njohur Ebu Nasr Sehl Ibn Abdilah Daud Ibn Sulejman Buhariu,është njëri nga dijetarët e mëdhenj të trungut farefisnor, që ka jetuar në shekullin e katërt të mërgimit islam. Ky i fundit është një dijetar i shquar, që ka jetuar deri në vit j in 341 të mërgimit islam, i cili e ka konceptuar siç duhet epokën e fshehjes së vogël. Ai ka cituar kështu: “Ali Ibn Muhammedi u bë me një djalë me emrin Hasan Ibn Ali Ushtari (p.m.t.). Nëna e fëmijës ishte një banore e “Nubijas” (25) me emrin Rejhane dhe një “Ummu’l-Ueledi”. (26) Ky djalë erdhi në këtë botë në vitin 231 të mërgimit islam dhe ndërroi jetë në vitin 260 të mërgimit islam, kur ishte në moshën 29 vjeç në qytetin e Samarras. Ali Ibn Muhammed Takiu u bë edhe me një djalë tjetër me emrin Xhafer, i cili në këndvështrimin e shiitëvë përkujtohet si Xhafer Kedhdhabi (Gënjeshtari). Arsyeja është sepse ky i fundit e shihte veten si trashëgimtari i vëllait të tij Hasan Ibn Ali Ushtarit (p.m.t.) dhe nuk e pranonte djalin e të vëllait të tij, pra të nderuarin “Huxhxhetu’l-Kajjimin” (Argumentin e Përjetshëm) si trashëgimtarin e të vëllait. Shkurtimisht nuk ka vend për asnjë dyshim për sa i përket farefisit dhe trungut të tij farefisnor”.(27)

Sejjid Umeri i cili është një dijetar i spikatur i trungut farefisnor të shekullit të pestë të mërgimit islam ka rrëfyer kështu: “Kur ndërroi jetë Ebu Muhammed (Imam Hasan Ushtari (p.m.t.)) ishte i ditur dhe i njohur fakti, se ai kishte një djalë nga Nerxhisi, nga rrethi i tij i ngushtë dhe nga njerëzit e tij besnikë. Në vijim ne do të citojmë si rrëfimin e lindjes së tij edhe rrëfimet që flasin për këtë çështje. Besimtarët ose më saktë të tërë njerëzit janë të mbajtur nën sprovën hyjnore si pasojë e fshehjes së tij. Xhafer Ibn Aliu ia kishte ngulur sytë pasurisë dhe postit në shoqëri të vëllait të tij dhe e kishte mohuar të vërtetën se vëllai i tij kishte një djalë. Disa dhunues dhe njerëz të mbrapshtë duke i ndihmuar atij bënë të mundur që ai të shtinte në dorë shërbëtorët dhe robëreshat e të  të nderuarit”. (28)

Ashtu siç e shohim edhe dijetarët e trungut farefisnor e kanë pranuar tanimë faktin se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) ka patur një djalë. Kjo është një dëshmi e shëndoshë e cila tregon për lindjen dhe jetesën e Imam Mehdiut (p.m.t.).

Ata Që e Kanë Takuar Imam Mehdiun (p.m.t.)

Që nga dita e lindjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), duke vijuar gjatë epokës së fshehjes së vogël, një numër i madh i parisë së shiitëve, kanë patur fatin e madh të takimit me të nderuarin. Një pjesë e këtyre takimeve, kanë ndodhur në harkun kohor, kur Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) ishte ende gjallë dhe ai i nderuar ua ka treguar të birin e tij disa nga miqtë dhe të dashurit e tij. Një pjesë tjetër e këtyre takimeve, kanë ndodhur pas mërgimit të të nderuarit nga kjo botë në kushte dhe në rrethana të ndryshme. Madje disa njerëz kanë patur të bëjnë drejtpërdrejtë, me zbatimin e dekreteve të shkruara të të nderuarit, disa të tjerë e kanë takuar personalisht atë pasi kanë bërë lutje dhe një palë e tretë ia kanë sjellur atij, prodhimet hyjnore që i përkasin imamit me anë të kujdestarëve. (29)

Në kreun me titull: “Emrat e Atyre të Cilët Kanë Takuar të Nderuarin”, ka mbledhur rrëfimet e atyre njerëzve të cilët ose kanë takuar, ose kanë kryer letërkëmbime me Imam Mehdiun (p.m.t.). (30) I ndjeri Imam Kulejni ka jetuar në epokën e fshehjes së vogël dhe ka ndërruar jetë në vitin e fundit të kësaj epoke pra në vitin 329 të mërgimit islam. Si rrjedhojë përcjelljet e tij në lidhje me ngjarjet që janë zhvilluar në atë epokë janë tërësisht të pranuara në këndvështrimin e normave të shkencës së historisë. Shprehemi kështu sepse ai ka jetuar në të njëjtën epokë me ata të cilët e kanë takuar të nderuarin në atë epokë dhe i ka mbështetur përcjelljet e tyre drejtpërdrejtë tek ata. (31)

Bashkëkohësit e imamëve, kujdestarët e Imam Mehdiut (p.m.t.), shërbëtoret, shoqërueset, robëreshat, robërit, si dhe shumë njerëz të tjerë të Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.) kanë dëshmuar për praninë e Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.). (32) Madje në shtesë të këtyre fakteve theksojmë se këtu nuk duhet të anashkalojmë, as dëshmitë e bijës së Imam Xheuadit (p.m.t.), motrës së Imam Hadiut (p.m.t.) dhe Hekime Hatunit hallës së Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.), sepse kjo e fundit gjendej pranë nënës së imamit (p.m.t.), kur kjo ishte duke lindur Imam Mehdiut (p.m.t.) (33) dhe në ato çaste kishte marrë përsipër kryerjen e detyrës së mamisë. (34) Për më tepër gjatë çasteve të lindjes së tij kishin marrë pjesë edhe disa gra si ndihmëse. Në këtë kontekst mund të tregojmë si shembuj Marijen dhe Nesimen si shërbëtoret e Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.). (35)

Përfundim

Një numër jashtë mase i madh i dijetarëve të Ehli Sunnetit, jo vetëm që kanë pranuar faktin e lindjes dhe qenies i gjallë në këtë botë të Imam Mehdiut por dhe kanë miratuar besueshmërinë e tyre. Për më tepër vërtetimi i diturive, në lidhje me lindjen e të nderuarit, nga ana e dijetarëve të trungut farefisnor dhe përcjellja e rrëfimeve, nga njerëzit e shtresave të ndryshme, përfshi këtu edhe anëtarët të radhëve të Ehli Sunnetit, si pasojë e takimeve me të nderuarin, janë dëshmitë me të padiskutueshme të cilat argumentojnë të vërtetën se “Kaimu’l-Ali’l-Muhammedi” (I Përjetshmi i Familjes së Muhammedit) dhe Shpëtimtari i Kohës së Fundit ka ardhur në këtë botë dhe vijon të jetojë në mesin e njerëzve.

 

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Imam Mesudiu, “Muruxhu’dh-Dhehebi” (Autoritetet e Arit), vëll. 4, fq. 21, Shtëpia Botuese: “A’lemu Li’l-Matbuati” (Bota Për Botimet), (viti i botimit 1411 i mërgimit islam / viti 1990 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Bejrut.

2- Ebu Musa Eshariu, “Makalatu’l-Islamijjini” (Artikujt Islamë), fq. 20, Shtëpia Botuese: “Sadr” (Kraharori), (viti i botimit 1427 i mërgimit islam / viti 2006 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Bejrut.

3- Ibn Hazmi, “Xhemheretu’l-Ensabi’l-Arabi” (Prejardhja e Farefiseve Arabe), fq. 61,  Shtëpia Botuese: “Kutubu’l-Ilmijje” (Veprat Shkencore), (viti i botimit 1424 i mërgimit islam / viti 2003 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Tretë, Bejrut.

4- Gulam Husejn Muharremi, “Negeresh-i Tarihi be Hajat-i Imam-i Zaman” (Dokumentet Historike të Jetës së Imamit të Kohës), fq. 140, Shtëpia Botuese: “Perteu-e Uelajet” (Institucioni i Kujdestarisë), (viti i botimit 1392 i mërgimit islam / viti 1972 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Dytë, Kum.

5- Ajetullah Safi Gulpajgani, “Muntehabu’l-Etheri” (E Pëlqyera e Veprës), vëll. 2, fq. 376, Shtëpia Botuese: “Mektebu’l-Muelifi” (Institucioni i Shkrimtarit),  (viti i botimit 1422 i mërgimit islam / viti 2001 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

6- Ibn Ethiri, “Kamil Fi’t-Tarihi” (Plotësuesi i Historisë), vëll. 5, fq. 373, Shtëpia Botuese: “Fikr” (Mendimi), (viti i botimit 1398 i mërgimit islam / viti 1977 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Dytë, Bejrut.

7- Ibn Ethiri, “Kamil Fi’t-Tarihi” (Plotësuesi i Historisë), vëll. 7, fq. 26,27, Shtëpia Botuese: “Fikr” (Mendimi), (viti i botimit 1398 i mërgimit islam / viti 1977 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Dytë, Bejrut.

8- Sejjid Samir Hashim Amidiu, “Der Entedhar-i Kaknusi” (Këshilla e të Priturit),Përkthimi Nga Mehdi Alizade, fq. 160, Shtëpia Botuese: “Muessese-i Imam Humejni” (Institucioni i Imam Humejnit), (viti i botimit 1379 i mërgimit islam / viti 1959 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

9- Sejjid Samir Hashim Amidiu, “Der Entedhar-i Kaknusi” (Këshilla e të Priturit),Përkthimi Nga Mehdi Alizade, fq. 161-164,Shtëpia Botuese: “Muessese-i Imam Humejni” (Institucioni i Imam Humejnit), (viti i botimit 1379 i mërgimit islam / viti 1959 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

10- Sejjid Samir Hashim Amidiu, “Der Entedhar-i Kaknusi” (Këshilla e të Priturit),Përkthimi Nga Mehdi Alizade, fq. 161, Shtëpia Botuese: “Muessese-i Imam Humejni” (Institucioni i Imam Humejnit), (viti i botimit 1379 i mërgimit islam / viti 1959 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum; Gulam Husejn Muharremi, “Negeresh-i Tarihi be Hajat-i Imam-i Zaman” (Dokumentet Historike të Jetës së Imamit të Kohës), fq. 140, Shtëpia Botuese: “Perteu-e Uelajet” (Institucioni i Kujdestarisë), (viti i botimit 1392 i mërgimit islam / viti 1972 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Dytë, Kum.

11- Sejjid Samir Hashim Amidiu, “Der Entedhar-i Kaknusi” (Këshilla e të Priturit),Përkthimi Nga Mehdi Alizade, fq. 164,Shtëpia Botuese: “Muessese-i Imam Humejni” (Institucioni i Imam Humejnit), (viti i botimit 1379 i mërgimit islam / viti 1959 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

12- Kemaluddin Muhammed Ibn Talha Shafiiu,“Metalibu’s-Seuli” (Kërkimet e Pyetjeve), Vërtetimi Nga Maxhid Ibn Ibni Atijje, fq. 480, (nuk dihet viti i botimit).

13- Thibt Ibn Xheuziu, “Tedhkiretu’l-Hauassi” (Përmendjet e Ndjenjave), fq. 325, Shtëpia Botuese: “Sherif Radiu”, (viti i botimit 1418 i mërgimit islam / viti 1997 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

14- Shikoni Veprën me Titull: “Fusulu’l-Muhimme fi Ma’rifeti’l-Eimme Alejhimu’s-Selami” (Krerët e Rëndësishëm në Diturinë e Imamëve Paqja Qoftë Mbi Ta), e Ibn Sabbag Malikiut, vëll. 2, fq. 1077, (viti i botimit 1422 i mërgimit islam / viti 2001 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

15- Ibn Sabbag Malikiu, “Fusulu’l-Muhimme fi Ma’rifeti’l-Eimme Alejhimu’s-Selami” (Krerët e Rëndësishëm në Diturinë e Imamëve Paqja Qoftë Mbi Ta), vëll. 2, fq. 1112, (viti i botimit 1422 i mërgimit islam / viti 2001 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

16- Ibn Sabbag Malikiu, “Fusulu’l-Muhimme fi Ma’rifeti’l-Eimme Alejhimu’s-Selami” (Krerët e Rëndësishëm në Diturinë e Imamëve Paqja Qoftë Mbi Ta), vëll. 2, fq. 114-1135, (viti i botimit 1422 i mërgimit islam / viti 2001 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

17- Sejjid Samir Hashim Amidiu, “Der Entedhar-i Kaknusi” (Këshilla e të Priturit),Përkthimi Nga Mehdi Alizade, fq. 164,Shtëpia Botuese: “Muessese-i Imam Humejni” (Institucioni i Imam Humejnit), (viti i botimit 1379 i mërgimit islam / viti 1959 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

18- Sejjid Samir Hashim Amidiu, “Der Entedhar-i Kaknusi” (Këshilla e të Priturit),Përkthimi Nga Mehdi Alizade, fq. 164-169,Shtëpia Botuese: “Muessese-i Imam Humejni” (Institucioni i Imam Humejnit), (viti i botimit 1379 i mërgimit islam / viti 1959 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

19- Ebu Nasr Buhariu, “Sirru’s-Silsileti’l-Aleuijje” (E Fshehta e Zinxhirit të Familjes së Aliut), fq. 38 dhe 40, Shtëpia Botuese: “Sherif Radiu”, (viti i botimit 1413 i mërgimit islam / viti 1992 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

20- Ali Ibn Muhammed Aleui Umeri,  “Mexhdi fi Ensabi’t-Talibijjini” (Zbulimi i Trungut Farefisnor të Kërkuesve), fq. 78, Shtëpia Botuese: “Ajetullahu’l-Udhma Mar’ashi Nexhefi), (viti i botimit 1409 i mërgimit islam / viti 1988 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

21- Fahruddin Radiu, “Shexheretu’l-Mubareke fi Ensabi’t-Talibijje” (Pema e Bekuar në Trungun Farefinor të Kërkuesve), fq. 30, Shtëpia Botuese: “Ajetullahu’l-Udhma Mar’ashi Nexhefi” (Ajetullahu i Madh Mar’ashi Nexhefiu), (viti i botimit 1409 i mërgimit islam / viti 1988 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

22- Sejjid Izzuddin Gjykatës Meruediu, “Fahru fi-Ensabi’t Talibijjin” (Shpjegimi i Trungut Farefisnor të Kërkuesve), fq. 8, Shtëpia Botuese: “Ajetullahu’l-Udhma Mar’ashi Nexhefi” (Ajetullahu i Madh Mar’ashi Nexhefiu), (viti i botimit 1409 i mërgimit islam / viti 1988 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

23- Ibn Inebe Hasani, “Umdetu’t-Talibi fi Ensabi Ali Ibn Ebi Talibi” (Mbështetja e Kërkuesit në Trungun Farefisnor të Ali Ibn Ebi Talibit), fq. 180, Shtëpia Botuese: “Ensarijjani” (Ndihmuesit), (viti i botimit 1417 i mërgimit islam / viti 1996 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

24- Sejjid Samir Hashim Amidiu, “Der Entedhar-i Kaknusi” (Këshilla e të Priturit),Përkthimi Nga Mehdi Alizade, fq. 157-160,Shtëpia Botuese: “Muessese-i Imam Humejni” (Institucioni i Imam Humejnit), (viti i botimit 1379 i mërgimit islam / viti 1959 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum; Gulam Husejn Muharremi, “Negeresh-i Tarihi be Hajat-i Imam-i Zaman” (Dokumentet Historike të Jetës së Imamit të Kohës), fq. 141, Shtëpia Botuese: “Perteu-e Uelajet” (Institucioni i Kujdestarisë), (viti i botimit 1392 i mërgimit islam / viti 1972 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Dytë, Kum.

25- “Nubija” është një zonë në jug të Egjiptite cila zgjatet përgjatë Lumit të Nilitderi në veri të Sudanit (Shënim i Përkthyesit).

26- “Ummu’l-Ueledi”, si një term juridik i thuhet robëreshës e cila lind fëmijë nga zotëriu i saj (Shënim i Përkthyesit).

27- Ebu Nasr Buhariu, “Sirru’s-Silsileti’l-Aleuijje” (E Fshehta e Zinxhirit të Aliut), fq. 39, Shtëpia Botuese: “Sherif Radiu”, (viti i botimit 1413 i mërgimit islam / viti 1992 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

28- Ali Ibn Muhammed Aleui Umeri,  “Mexhdi fi Ensabi’t-Talibijjini” (Zbulimi i Trungut Farefisnor të Kërkuesve), fq. 130, Shtëpia Botuese: “Ajetullahu’l-Udhma Mar’ashi Nexhefi), (viti i botimit 1409 i mërgimit islam / viti 1988 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

29- Sejjid Samir Hashim Amidiu, “Der Entedhar-i Kaknusi” (Këshilla e të Priturit),Përkthimi Nga Mehdi Alizade, fq. 147 dhe në vijim,Shtëpia Botuese: “Muessese-i Imam Humejni” (Institucioni i Imam Humejnit), (viti i botimit 1379 i mërgimit islam / viti 1972 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

30- Imam Kulejni, “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit), vëll. 1, fq. 329, Shtëpia Botuese: “Islami”, (viti i botimit 1362 i mërgimit islam / viti 1943 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Dytë, Teheran.

31- Imam Kulejni, “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit), vëll. 1, fq. 329, Shtëpia Botuese: “Islami”, (viti i botimit 1362 i mërgimit islam / viti 1943 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Dytë, Teheran.

32- Sejjid Samir Hashim Amidiu, “Der Entedhar-i Kaknusi” (Këshilla e të Priturit),Përkthimi Nga Mehdi Alizade, fq. 147-154,Shtëpia Botuese: “Muessese-i Imam Humejni” (Institucioni i Imam Humejnit), (viti i botimit 1379 i mërgimit islam / viti 1972 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.

33- Shejh Saduku, “Kemaluddin ue Tamamu’n Ni’me” (Përsosmëria e Fesë dhe Plotësuesi i Mirësisë), vëll. 2, fq. 424,(viti i botimit 1395 i mërgimit islam / viti 1975 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Dytë, Teheran.

34- Shejh Saduku, “Kemaluddin ue Tamamu’n Ni’me” (Përsosmëria e Fesë dhe Plotësuesi i Mirësisë), vëll. 2, fq. 433,(viti i botimit 1395 i mërgimit islam / viti 1975 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Dytë, Teheran.

35- Sejjid Samir Hashim Amidiu, “Der Entedhar-i Kaknusi” (Këshilla e të Priturit), Përkthimi Nga Mehdi Alizade, fq. 146 dhe në vijim, Shtëpia Botuese: “Muessese-i Imam Humejni” (Institucioni i Imam Humejnit), (viti i botimit 1379 i mërgimit islam / viti 1972 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kum.



Burimi : Medya Şafak