Djaloshi japonez e përqafoi Islamin në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait

Publikuar në Jan. 14, 2018, 1:19 a.m.

Një djal i ri japonez e përqafoi fenë Islame në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait.

Sipas Astan News, një doktor i gjuhës persiane në Universitetin Ferdusi e përqafoi fenë Islame, u bë musliman në  Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait ne qytetin Mashad të Iranit.

Lidhur me konvertimin e tij, ai tha: "Unë isha duke studiuar historinë indiane dhe profesori im kërkoi nga unë që të mësoja gjuhën persiane".

Ino Kouchi vazhdoi: "Mësimi i persishtes ishte arsyeja për udhëtimin tim në Iran. Gjatë pranisë sime në Iran, u njoha me Islamin dhe kulturën e tij ".

Ai tha: "Tani kam një ndjenjë shumë të bukur dhe e di se jam ftuar në një botë të re. Sot është ditëlindja ime e re dhe nuk do ta harroj kurrë atë gjatë gjithë jetës time ".

Ino Kouchi deklaroi, "Shumica e hulumtimeve të mia mbi Islamin janë nga koha kur isha nxënëse e shkollës së mesme. Sidoqoftë, unë nuk mund ta kuptoja fenë e përsosur atë kohë, pasi nuk kam vërejtur ndonjë shembull praktik të tij dhe kulturës së tij ".

"Kur mbërrita në Iran, unë pata mundësinë  t'i ndiqja afërsisht besimtarët e kësaj feje të vlefshme dhe unë, si rezultat, u njoha me mësimet e tij më të mëdha se më parë", shtoi ai.

Duhet të përmendet se në fund të kësaj ceremonie, administrate e çështjeve fetare-kulturore për vizitorët jo-iranian i ofroi këtij muslimani të ri disa dhurata të bekuara dhe certifikatën e tij që ka përqafuar fenë Islame. Djaloshi musliman me emrin Ino tani zgjodhi emrin e tij të ri, Riza.



Burimi : Globe.aqr.ir