Leter e rëndësishme për Trampin nga anëtarët e Senatit amerikanë

Publikuar në Jan. 10, 2018, 9:11 a.m.

53 ekspertë të sigurisë në Amerikë i kanë dërguar një letër presidentit Donald Trump ku i kanë kërkuar që të ruajë marrëveshjen bërthamore.

Këta ekspertë janë ish anëtarë të senatit dhe ish ambasadorë amerikanë dhe ata e kanë këshilluar presidentin amerikan që të mos largohet nga marrëveshja bërthamore. Në mesin e personave që ka nënshkruar këtë letër drejtuar presidentit Donald Trump është Richard Logar ish kryetar i komitetit të marrëdhënieve me jashtë në senatin amerikan Paëell A. Nil ish sekretari i thesarit në kohën e Xhorxh Bushit dhe Majkëll Hiden ish kreu i CIA-s amerikane dhe i agjencisë për sigurinë kombëtare në Amerikë.