Protesta kunder politikës së Princave në Arabinë Saudite

Publikuar në Jan. 10, 2018, 9:10 a.m.

Kryeqyteti i Arabisë Saudite Riadi është përfshirë nga protestat e qytetarëve  të cilët protestojnë kundër vendimeve ekonomike të fundit të princit të kurorës së këtij vendi.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se rruga kryesore në afërsi të pallatit mbretëror të Arabisë Saudite në Riad ishte mbushur me qindra protestues të cilët protestonin kundër rritjes së taksave dhe anulimit të subvencioneve.

 Ndërkohë forcat ushtarake të këtij vendi me urdhër të Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite, kanë arrestuar princat Turki bin Muhammad bin Saud al-Kabir dhe Bandar bin Mohammed bin Saud al-Kabir. Arrestimi i këtyre dy princave është bërë me qëllim të ushtrimit të presionit mbi princin Sulltan bin Muhamed, pronarin e kompanive “Al Marei” dhe “Marriott” për pronësimin e tyre.

Disa burime informative kanë njoftuar për përleshje mes forcave të Arabisë Saudite dhe princave të familjes Saud Al-Kabir ku si pasojë janë arrestuar princat Najef, Saud bin Muhamed dhe Abdulaziz bin Selman bin Muhamed. Muhamed bin Selman ka vendosur t’i heq epitetet dhe privilegjet e princave sauditë për të zvogëluar numrin e anëtarëve të familjes mbretërore.